• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku: Nxitje transportit detar përmes investimeve në të gjitha portet e vendit

by A R
30/09/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Komuniteti Rajonal i Transportit dhe Autoriteti Portual Durrës, organizuan Konferencën Rajonale të Transportit Detar, në kuadër edhe të Ditës Botërore të Detarisë, me pjesëmarrjen e Ministrave nga vendet e rajonit, drejtues nga Komisioni Europian, përfaqësues nga Organizata Botërorë Detare, Organizata Europiane e Porteve, si dhe përfaqësues nga portet kryesore të Detit Adriatik.

Në fjalën hyrëse, drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, e vuri theksin tek bashkëpunimi mes vendeve duke nënvizuar se situata ndërkombëtare tregtare krijon nevojën për një gatishmëri më të madhe të porteve të Adriatikut për të shërbyer si nyje logjistike për tregun Europian.

“Shqipëria, si vend i NATO-s dhe në pritje të negociatave për anëtarësim në BE, përmes investimeve në infrastrukturën portuale dhe detare synon të luaj rolin e saj për një transport detar më të sigurt, për një industri detare burim zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe për rritjen e kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe kompanive private në administrimin e detit dhe burimeve natyrore detare”, deklaroi Vengu.

Për ministren Belinda Balluku ka disa arsye përse zhvillimi i infrastrukturës detare dhe portuale mund të konsiderohet strategjik për Bashkimin Europian dhe për rajonin tonë. Portet janë investime afatgjata që sigurojnë rikthim të këtij investimi, u shpreh Balluku, duke shtuar se ato janë gjenerues punësimi, si dhe nyje sigurie ku veprojnë agjencitë ligjzbatuese. Qeveria Shqiptare ka një sërë projektesh për zhvillimin e këtij sektori të cilat shtrihen nga porti i Sarandës dhe deri në atë të Shëngjinit.

“Projekti jonë më ambicioz e sheh portin aktual të Durrësit tërësisht të ridimensionuar, ku do të zhvillohet një superstrukturë e kompletuar, me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale, që do ta pozicionojnë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar në Mesdhe. Vlorës gjithashtu do t’i japim një port të ri tregtar në zonën industriale të Triportit. Pra një port të integruar tregtar dhe një port të integruar peshkimi, për të çliruar qytetin nga trafiku, nga ndotja ambientale dhe ajo akustike dhe për t’i dhënë mundësi njërit prej qyteteve më të bukura të Shqipërisë që t’i zgjatet lungomarja. Po përgatisim projekte për të rindërtuar plotësisht portin e Sarandës dhe të Shëngjinit gjithashtu, me të gjithë komponentët tregtarë dhe turistikë, për të mbuluar kështu të gjithë vijën bregdetare me infrastrukturën e duhur, të aftë për të akomoduar të gjithë llojet e shërbimeve komerciale dhe turistike”, u shpreh Balluku.

Të gjitha këto projekte nuk kanë vetëm karakter kombëtar, por i shërbejnë të gjithë rajonit si nga pikëpamja tregtare e logjistike, por edhe nga ajo turistike. Ministrja Balluku nënvizoi gjithashtu se sot vendet e rajonit kanë një mori projektesh të maturuara, të cilat meritojnë mbështetje.

“Asnjë zhvillim infrastrukturor e veçanërisht detar nuk ka impakt të izoluar, ndaj bashkëpunimi mes nesh ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të ndërsjelltë të vendeve tona dhe ne së bashku duhet të punojmë, sigurisht me mbështetjen e Bashkimit Europian, për të përthithur sa më shumë investime jo domosdoshmërish vetëm në sektorin detar drejtpërdrejtë, por edhe në sektor të tjerë të cilët mbështesin dhe nxisin në mënyrë të ndërsjelltë sektorin detar”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë konferencës, Komuniteti Rajonal i Transportit prezantoi edhe “Planin e Veprimit për Transportin Detar”, një punë e përbashkët mes vendeve të Bashkimin Europian dhe vendeve të rajonit.

/a.r

Next Post
Vendimi zyrtar: Kosova refuzon projektin amerikan për gazin

Vendimi zyrtar: Kosova refuzon projektin amerikan për gazin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In