• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku në Konferencën e Nivelit të Lartë në Transport: Ja hapat për rritjen e sigurisë rrugore dhe eleminimin e vonesave në kufij

by Java News
23/10/2021 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Mal të Zi u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë në Transport, me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Transportit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, duke pasur në fokus bashkëpunimin mes vendeve të rajonit sa i takon përmirësimit të transportit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në këtë Konferencë, tha se ky është një tjetër hap i bashkëpunimit rajonal, i cili mbështetet në projekte konkrete, dhe të përbashkëta mes vendeve.

“Kemi folur sot konkretisht për sigurinë rrugore, për kufijtë të cilët duhet të përpunohen në mënyrë të përbashkët, pasi nuk mjafton vetëm infrastruktura të jetë më e mirë, por duhet patjetër që edhe radhët në kufij të mos ekzistojnë më, pra kalimi i qytetarëve apo edhe i mallrave të jetë i pandërprerë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Balluku.

Me prezencën e përfaqësuesve të Komisionit Europian në tryezë kemi arritur që të diskutojmë çështje që janë serioze për të gjitha vendet tona, theksoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke u ndalur tek dy projekte të rëndësishme siç është Korridori VIII dhe projekti për lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi përmes linjës hekurudhore Vorë-Hani I Hotit.

“Kemi arritur ta adresojmë gjithçka që duhet zgjidhur në të ardhmen dhe sigurisht kemi folur për të gjithë projektet tona kaq të rëndësishme siç është korridori i 8-të apo siç është dhe lidhja e Shqipërisë përmes hekurudhës Vorë-Hani i Hotit me Malin e Zi duke u bërë kështu pjesë e korridorit të 10-të. Në të ardhmen ne do të kemi edhe takime të tjera, do të ulemi në tryezë për të biseduar gjithçka e cila kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, por intensifikimi i këtyre takimeve, kontakti që ne kemi brenda ministrive të të gjithë rajonit, por sidomos mbështetja nga Bashkimi Europian do të jenë kruçale në zgjidhjen e çdo problematike dhe të investimeve të së ardhmes”, nënvizoi Balluku.

Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit u shpreh se ishte një Konferencë që tregoi që shumë progres është bërë, por edhe sfidat që paraqiten para.

Për Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Lirbun Aliu, Konferenca të ngjashme kanë një rol jashtëzakonisht pozitiv për shkak se shtojnë komunikimin e vendeve dhe normalizojnë situatën e krijimit të korridoreve të reja.

“Po flasim për hekurudhën e re që do të lidhë linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe që do të shkojë më tutje në Podgoricë e tej, do ta lidhë edhe me korridorin 10 përmes Prishtinës. Në këtë pikë edhe me ministren Balluku e kemi përmendur këtu në konferencën e sotme, do të bëjmë shpejt një memorandum të mirëkuptimit me të cilin do të fillojmë me projektin e parë për hapat e parë që janë që ka të bëjë me studimin e pre fizibilitetit i cili pastaj do të pasohet me projekte, me hapa të tjerë të projekteve dhe të realizimit të kësaj linje”, deklaroi Aliu./m.j

Next Post
“Turp e faqja e zezë”/ Nishani “kryqëzon” Bashën: Rama na poshtëroi, ky kërkon marrëveshje me të

Pse gënjen sa herë që del e flet?/ Nishani sulmon Bashën: Vetingu nga SPAK, ide qesharake e djallëzi skuthash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In