Ish-zv/kryeministrja dhe njëherësh ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i dorëzoi sot, më 6 mars, detyrën ministrit të ri Enea Karakaçi.
“Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, kështu që kjo skuadër ka një fat të madh sot pasi në krahun tim, është ulur një prej jush dhe do desha të thoja dy fjalë përsa i përket ngritjes së kapaciteteve njerëzore”, tha Balluku.











