• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balluku e emocionuar për fitoren në Dibër: Valbona Kalo ishte ajo që duhej për të ecur përpara

by A M
15/05/2023 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, drejtuese e fushatës së socialistëve në qarkun e Dibrës mbajti një fjalim nga selia e PS për fitoren në bashkinë e Klosit. Balluku foli për kandidaten Valbona Kola për të cilën u shpreh se ishte një vendim i guximshëm ndaj të cilit pati shumë skeptikë.

Belinda Balluku: Çdo natë kur mbyllnim fushatën mendoja a do vinin bashkitë e qarkut këtu në selinë e PS për të sjellë fitoren? Sigurisht gjatë një fushate ditët ndryshojnë. Ka ditë me optimizëm të madh, ka ditë sikur ndjehen që gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, por gjithmonë mendoja që Klosin, fëmijën delikat të qarkut të Dibrës nuk do ta linim pas dhe do ta merrnim bashkë. Ishte një vendim i guximshëm, madje dhe pa u konsultuar mirë me Valbonën vendimi i kryesisë i PS dhe kryetarit Edi Rama për të kandiduar Valbona Kolën, doktoreshën më të dashur dhe më të mirë të Klosit.

Sigurisht, edhe në këtë rast skeptikët nuk munguan. U kujtuan për disa histori të 2015 kur Valbona, krejt e vetme me 20 vajza dhe djem të rinj vendosi të kandidonte përballë Bedri Hoxhës, një dinozaur poltiik i vendosur në Klos për t’i marrë frymën një krahine të jashtëzakonshme i cili pasi kishte fituar 2 mandate deputeti fitoi dhe 2 mandate bashkie duke lënë bashkinë e Klosit më të prapapmbeturën në qark dhe atë kohë Valbona kandidon, e mbështetur vetëm nga të rinjtë e të rejat dhe arrin një rezultat të jashtëzakonshëm, mbi 4 mijë vota. Por sigurisht, makineria e asokohe me të gjithë mundësitë e saj e bënë që Valbona të humbë përmes manipulimeve.

Patëm shumë  skeptikë, edhe vetë Valbona në fillime por unë isha e bindur që Valbona Kola ishte zgjedhja e duhur për Klosin. Valbona Kola ishte ajo çfarë PS do t’i ofrojë komuniteteve në Shqipëri, njerëz të punës, njerëz të ndershëm, njerëz që nuk janë larguar kurrë nga vendlindja e tyre, njerëz që e duan qytetin e tyre, që duan njerëzit që i rrethojnë dhe duan Shqipërinë dhe do bënin gjithçka për ta çuar përpara. Valbona i plotësonte të gjitha këto kushte kështu që krah për krah kemi nisur një fushatë që me thënë të drejtën ka qenë një nga fushatat më të bukura të jetës time.

Ndërsa foli për fushatën, Balluku shtoi se Kola ka fituar me një rezultat mbi 4000 vota dhe diferencë prej 1000 votash. Më pas, fjalën në podium e mori kryetarja e re e bashkisë së Klosit.

Valbona Kola: Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit me zemër, çdo banori të bashkisë Klos duke filluar nga Xibri, nga Gurra, Klosi dhe Suçi. Faleminderit gjithashtu çdo socialisti klosian dhe çdo demokrati që i dhanë besën PS dhe garantuan fitoren e thellë duke treguar se vetëm me PS ecet përpara dhe me Edi Ramën.

Ne në Klos kemi shumë punë për të bërë për ta ndryshuar Klosin dhe me këtë skuadër të mrekullueshme që kemi këtu, që rrugëtuam drejt fitores, do të rrugëtojmë në 4 vitet e ardhshme për ta shenjuar edhe zhvillimin e Klosit me shkronja të arta duke u mbështetur te kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama dhe zv/kryeministrja e Shqipërisë, zonja Belinda Balluku. Faleminderit të gjithëve!

 

Next Post
“Tur falenderimesh në të gjithë vendin”, Rama thyen heshtjen: Ndihem i vogël përballë kësaj fitoreje të madhe!

"Tur falenderimesh në të gjithë vendin", Rama thyen heshtjen: Ndihem i vogël përballë kësaj fitoreje të madhe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In