• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballkonet e TKOB-së si arkivole”, Ministrja Margariti përplaset me Açkën: Metaforë makabër!

by
02/11/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është përplasur ditën e sotme me Ministren e Kulturës, Elva Margariti në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputetja demokrate ka ngritur shqetësimin për rikonstruktimin e godinave historike, të cilat sipas saj kanë shkuar drejt degradimit, duke bërë madje një krahasim: Ballkonet e TKOB-së i keni kthyer si arkivole.

“Nuk pashë asnjë projekt konkret për Elbasanin, është zemra e turizmit. 2 shtëpi historike po rrënohen në Elbasan… Duhet t’i keni parë kullat e famshme të Macukullit, po degradojnë zonja ministre,  janë degraduar. Po shkatërrohen, a ka mundësi të bëhet një gjë që këto gjëra të mbeten? Në këto zona që duken si larg vëmendjes, a ka mundësi të bëhet një ndërhyrje. Ballkonet e Teatrit të Operas, ballkonatat i keni kthyer si arkivole, s’e di çfarë shije është kjo por s’më la shije të mirë, kishte humbur dhe pjerrësia, mu desh t’i thoja atij burrit para ule kokën sepse nuk shikoja gjë. Diçka nga esenca e asaj gjëje ka humbur, shikojeni mbase e kam gabim sepse si arkitekte që jeni i dini më mirë këto çështje. Kjo gjë ishte një difekt që e vura re me të parën, nuk hyra në thellësi”, deklaroi Açka.

Margariti nuk e priti aspak mirë këtë koment, duke e quajtur makabre metaforizimin që deputetja e PD bëri për ballkonatat.

“Sa i përket Elbasanit, programi bonusi i rijetëzimit, kur është propozuar, ka qenë program që do fillojë të pilotohet në kalatë e pabanuara dhe Elbasani është një prej tyre. Ne kemi propozuar që Elbasani, Kruja dhe Berati të jenë 3 qytetet e para që do jenë pjesë e nismës për godinat e vjetra. Do ndalem te gjykimi juaj për operan, m’u duk pak makabre për ta metaforizuar në arkivole ballkonatat, mund të kishim gjetur metafora të tjera. Sa i përket aspektit teknik të ballkonatave ka 2 aspekte. E para kalkulimi i akustikës, e dyta është që numri i poltronave është ulur në pjesën e platesë sepse kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën, duke zgjeruar aksin e poltronave janë vendosur në 2 ballkonata”, tha ministrja.

/b.h

Next Post
Studimi/ Një i vaksinuar është më mirë mendërisht dhe më i lumtur

Koronavirusi/ Kosova miraton vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In