• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ballkani në një vit, Nazarko: Përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës

by B K
30/12/2024 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” foli për zhvillimet që kanë prekur rajonin gjatë 2024.

Nazarko u ndal tek puna e SPAK në Shqipëri dhe drejtësia e re. Gjatë intervistës, analisti theksoi se ndërhyrja në Kushtetutë që është bërë në Shqipëri, është unike dhe se sipas tij mbetet model.

“Mendoj që ka një regji unike, pasi skema ngjan e njëjtë pavarësisht se Shqipëria është në krye të të gjithë vendeve të Ballkanit, ndërhyrja në Kushtetutë që është bërë në Shqipëri është unike është model. I është dhënë të huajve shumë sovranitet, diçka që nuk është bërë askund në Ballkan. Megjithatë, në Kosovë ka Prokurori Speciale, e njëjta gjë u tentua në Maqedoninë e Veriut por nuk pati sukses, ka sukses në Mal të Zi, ndërsa në Serbi nuk ka sukses”, tha Nazarko.

Ndërsa komentoi politikën e jashtme në Kosovë, Nazarko tha se përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Kosova e ka dobësuar veten përkundrejt atij që konsiderohet si armiku kryesor i saj që është Serbia.”, u shpreh Nazarko.

Gjatë intervistës në emisionin “Ballkan Update”, Nazarko shtoi se është me shumë rëndësi që të ketë një bashkëpunim edhe më të madh rajonal mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ka ardhur koha edhe me ndihmën e Shqipërisë që përkundrejt partisë në pushtet të Maqedonisë së Veriut apo përkundrejt shtetit maqedonas të vihet në jetë një politikë e re afrimi me të që lidhen me garancinë për të drejtat themelore të shqiptarëve, me bashkëpunimin rajonal të dy shteteve tona. Duhet të pranojmë që me ndryshimet që ndodhën me aktakuzën për zotin Grupi, qeverisë i është dhënë një kartë në dorë që të ecë përpara me reformën kushtetuese dhe gjashtë muajt e ardhshëm pritet të jetë muaj vendimtarë”, u shpreh ai.

Sa i përket protestave në Serbi, theksoi se dita e nesërme pritet të shihet se si do të ecin zhvillimet pas protestës së paralajmëruar.

Next Post
2024, viti i restauracionit politik Rama-Berisha

2024, viti i restauracionit politik Rama-Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In