• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ballkani në BE? Partia populiste gjermane: Jemi kundër!

by Java News
10/10/2018 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e djathtë gjermane, Alternativë për Gjermaninë i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ata prezantuan në Berlin pozicionin e tyre. Në një konferencë shtypi në Berlin (09.10), zëdhënësi i kësaj partie për çështje të BE-së, Harald Ëeyel, dhe raportuesi i Ballkanit Perëndimor, Siegbert Droese, dhanë si shkakun kryesor për mospranimin e Ballkanit Perëndimor në BE lidhjen e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë me krimin e organizuar. „Ky model është shndërruar në modelin e qeverisjes së tyre”, tha Drose. „Nuk jemi dakord me automatizmin që qysh ne vitin 2025 të hyjnë në BE vendet e para, si për shembull, Mali i Zi ose Serbia. Kemi nevojë për më shumë kohë dhe këto vende duhet të ofrojnë diçka vetë, para se të hyjmë në negociata konkrete me to, shtoi ai më tej.

Një shqetësim tjetër i lidhur me këtë refuzim ndaj Ballkanit Perëndimor për partinë më të djathtë populiste të Gjermanisë është rritja e peshës së vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore me anëtarësimin e tyre në BE. AfD për këtë arsye propozon që këto vende të krijojnë një union të tyre, sipas modelit të vendeve Beneluks: „Përtej opsionit të një BE-je të madhe ekziston opsioni i një Unioni të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sillte harmonizimin e ekonomisë, heqjen e doganave, zbutjen e politikës së jashtme etj., sipas modelit të shteteve të Beneluksit. Ky plan B ose C mund të ishte fare mirë plani A”, tha zëdhënësi i fraksioit të për çështje të BE-së, Harald Ëeyel.

Zgjerimi vetëm me referendum
Sipas dy politikanëve janë jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht në kufij të BE-së. Ata veçuan sidomos Shqipërinë, duke sjellë si shembull ndikimin e Turqisë në Shqipëri, manifestuar me xhaminë e madhe në Tiranë të financuar nga qeveria e Erdoganit. AfD ka ndër mend që për zgjerimin e BE-së me këto vende të pyetet jo vetëm, siç parashikon ligji aktual, Bundestagu, por i gjithë populli votues me anë të një referendumi.

“Alternativa për Gjermaninë” është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ajo zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, konsiderohet si partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në thuajse të gjitha parlamentet e landeve, përveçse në Hessen dhe Bavari. Sa i përket Bavarisë, kjo gjendje pritet të ndryshojë në favor të AfD-së të dielën e ardhshme (14.10), kur do të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e landit. Sipas anketimeve paraprake, AfD-ja pritet të fitojë 10 deri 14 përqind të votave./ DW

ma.me

Next Post
FOTOT/ Greqi, ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg

FOTOT/ Greqi, ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In