• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani i Hapur, Rama: Kosova të mos humbasë në paqe kreditet që janë fituar me gjak

by A R
16/09/2021 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kuvendi se Ballkani i Hapur nuk është lojë e Serbisë apo konspiracion rus për të ringjallur Jugosllavinë, siç edhe nuk është devijim nga rruga drejt BE-së.

“Këto janë përralla me gogol. Foshnjat që lindën në luftë dhe që sot janë rritur nuk ia kanë borxh politikës që luan luftash me Serbinë, që Kosova, për politika që nuk kanë të bëjnë me perspektivën, t’i humbasë në paqe të gjitha kreditet ndërkombëtare që janë fituar me gjak dhe dhimbje. Por, për Kosovën ne mund vetëm të flasim, jo të vendosim. Neve na takon të respektojmë vendimet e autoriteteve të Kosovës, ashtu siç duhet të respektojnë ata vendimet e autoriteteve tona. Nuk duhet t’i shpallim tradhtarë ata që mendojnë ndryshe, apo serbo-kinezë. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione. Koha do ta tregojë se kush ka të drejtë, por duhet të merremi me punët e dobishme për njerëzit”, u shpreh kryeministri.

Rama shtoi: “Ballkani i Hapur mundëson që ta nxjerrim vetë “gomarin nga balta”, pa pritur që të ikë edhe një 20-vjeçar tjetër. Është mekanizëm më shumë për të përshpejtuar ndërtimin e institucioneve evropiane në vendet tona. Ballkani i Hapur është i njerëzve që nuk duan të presin me orë nëpër kufi; është i fermerëve shqiptarë, që sot janë eksportuesit më të mëdhenj në rajon të perimeve; është i tregtarëve që nuk duan të torturohen nga disa palë inspektorë për disa palë letra; është i turistëve që nuk duan të qëndrojnë në radhë me orë të tëra; është i punëtorëve që duan të gjejnë një punë më të mirë në një vend tjetër dhe nuk duan të merren me viza”.

“Ne nuk na intereson se sa do të fitojë Serbia, por se sa do të fitojë Shqipëria. Serbia duhet të kërkojë falje dhe këtë nuk e luan topi, por te kërkesa e faljes nuk arrihet duke u izoluar mbrapa barrikadës së një lufte imagjinare. Arrihet duke u rënë dakord për gjëra që janë në dobi të mirëqenies ekonomike dhe sociale”, nënvizoi Rama.

/a.r

Next Post
Rastësi apo e qëllimshme? Berisha dhe Yuri Kim “përplasen” sot në të njëjtën orë

Rastësi apo e qëllimshme? Berisha dhe Yuri Kim "përplasen" sot në të njëjtën orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

February 20, 2026
Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In