• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballkani i Hapur” dhe thesi i hapur i retorikës opozitare

by Plator Nesturi
09/06/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Rrallëherë që opinion public shqiptar ka ndejkur me një vëmendje të shtuar se çdo ndodhë në Samitin e Ohrit ku ishin mbledhur liderët e 5 shteteve rajonale në vijim të axhendës për “Ballkanin e Hapur”. Dhe ky interesim nuk ishte për produktin që do të sillte kjo tryezë që gjithësesi nuk ish pa vlerë në shtrimin e një hapësire rajonale me rregulla më të lehtësuara ekonomike për qytetarët e bisnesin, sesa për të tjerë faktorë të jashtëm që hodhën topa balte sa pa filluar samiti, në oborrin e brendshëm ballkanik. Ishte Lavrov, Ministri i jashtëm i Rusië, që nuk u lejua brenda hapësirës ajrore të disa vendeve ballkanike ndërsa kish në plan të vizitonte Beogradin që vërviti Mollën e sherrit brenda gostisë ballkanike. “ Desha të shkoja në Beograd, u shpreh Lavrov, për të dhënë dhe mbështetjen time për “Ballkanin e Hapur”.  Kaq mjaftoi që të ngrihej suferina e gjithë kritikëve e pseudorojtarëve të puritanizmit izolicianist nacional për të shkallmuar që në fillesë nismë rajonale të një ekonomie të hapur ballkanike, me idenë se ajo është në shërbim të Rusisë e madje projekt i saj. Jo rastësisht, i pari që nxitoi të dalë kundër e të nxjerrë llastiqet për të qëlluar me gurë Samitin e Ohrit, ishte Berisha dhe pasuesit e tij. Ishte një rast i mirë për të, që ndërsa zhvillohet lufta në Ukrainë, të marrë pozat e një rojtari të interesave amerikane nga kërcënimi i ndikimit rus të Shqipërisë e rajonit, kur këtë nuk ia kërkon askush pasi vetë SHBA e ka bërë def. Ishte një casus i mirë ndërkohë, që opozita, e lodhur dhe e përcarë nga lufta e brendshme, të artikulojë ndonjë ide politike për të dëshmuar se është ende gjallë e për ti bërë ndonjë dëm anësor maxhorancës, me shkak apo qoftë me rikoshet.

Deklarata e Lavrov në fakt, ishte si kocka e hedhur që qentë e rrugës të zihen e të merren me njëri tjetrin. Gjithshka i ngjante dekorit antik të darkës së perëndive olimpike, ku e paftuara Eris, perëndi e Grindjes, hodhi mollën e sherrit në tryezë, me shënimin: “Më të bukurës”, me anë të së cilës futi në sherr gjithë Olimpin, por që u bë shkas edhe për një luftë tjetër, më njerëzore. Atë greko- trojane. Kohët kanë ndryshuar, ashtu siç kanë ndryshuar edhe provokimet . Ndërsa ne si ballkanas kemi mbetur po njësoj: po aq kapadaij e kokëshkretë, po aq të gatshëm për sherr e tërbim, dhe fatkeqësisht po aq lehtësisht të manipulueshëm nga çdo lloj provokimi që nuk dihet nga sa larg vjen e në interes të kujt është. Në interesin tonë jo ama, dhe kjo është e sigurt. Pakkush u mor me produktin çfarë solli ky Samit. Pakkush pa qartazi që ndërsa Lavrov provokoi së largu, Samitit iu shtuan edhe dy vende të tjera ballkanike, Mali i Zi dhe Bosnje- Hercegovina. Mungoi sërish Kosova, që për fat të keq ka kohë që është mbyllur në guackën e vet dhe që nuk ka shënuar asnjë lëvizje në politikën e jashtme. Por kjo është jeta. Me shoqëri dhe liderë të hapur e modernë, e bashkë me ta edhe drejtues refraktarë e pa ide kur koha kërkon që për interesat e vendit tënd duhet ritëm dhe guxim për tu përshtatur me ketë periudhë sfidash e për të gjetur rrjedha sa më të sugurta për mirëqënien e popullit që të është besuar drejtimi.

Marrëveshjet e nënshkruara në Ohër midis bashkësisë aktuale ballkanike ishin elemnetë që ndikojnë direct në interesate shtresave të ndryshme. Njohja e dilpomave dhe gradave shkencore është në interes të  brezit të ri dhe që kap rrugën e një hapësire më të gjerë të punësimit. Nëse një i ri i Tiranës apo i Shkupit i njihet diploma e tij në tërë hapësirën ballkanike, atëherë dhe mundësia e tij të ushtrimit të profesionit të tij shtrihet jashtë kufijve të Shqipërisë apo të Serbisë. Ndërsa po ankohemi për braktisjen e vendit nga të rijtë që detyrohen të fillojnë nga e para gjithshka në një vend evropian, pavarësisht shkollimit e kualifikinit që kanë, kjo është një mundësi që mbeten Brenda një hapësire ballkanike dhe duke ia respektuar meritokracinë sipas shkollimit dhe kualifikimit. Po ashtu marrëveshja në drejtim të turizmit është kontribut shtesë që i vjen në ndihmë ekonomisë shqiptare që çdo vit e më shumë po e vë më shumë në funksion bregdetin aq joshës të saj duke e shndërruar turizmin në një sector prioritar të zhvillimit ekonomik. Por bashkë me turizmin do të marrë hov edhe sektori i ndërtimit, si në funksion të turizmit ashtu dhe rritjen e kërkesave të apartamenteve për shitje për qytetarët e huaj. Me të njëjtën efikasitet e interes të përbashkët kanë dhe sektorët e tjerë, duke nisur që nga ai burimeve energjitike dhe tregut të brendshëm ballkanik dhe deri në lëvizjen e lirë të mallrave në një trg më të madh që lirohet nga pesha e taksave sipas vendeve por që regullon e njëson procedurat për bisnesin. Ballkani i Hapur, gjithësesi mbetet një proces ekonomik ende në proces. Ai ka vlerë dhe shndërrohet i sukseshmëm kur vërtet ke besim se i shërben vendit tënd e gjithkujt në rajonin tonë. Ashtu siç edhe mund të hidhet në erë nga interesat e ngushta të atyre që e bëjnë për përfitime politike por që nuk arrijnë të ngrihen dot në lartësinë e shtetarëve që kontribuojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Nuk ka qenë hera e hapë që Shqipërisë apo dhe Ballkanit tia kenë prishur shpresën kryeneçësia lokaliste e provinciale. A mund të ndodhë sërish kjo? Këtë nuk e dimë por ajo që duhet të bëjmë pyetje është se çfarë vendi do tu lemë fëmijëve tanë? Një vend të izoluar në kullat e eposit të kreshnikëve ku fqinji ishte armiku i përhershëm me të cilin gjakoste tokën dhe frymëzon eposin, apo në një hapësitë të re ku paqja shëron plagët dhe e ardhmja i shërben prosperitetit?

Next Post
vlore atentat tritol

E rëndë në Vlorë! Gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë 69-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In