• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkan/Tani janë serbët që ftojnë Rusinë me bazë ushtarake

by Java News
04/05/2018 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktor Kolbanovski, ekspert i Moskës për çështje ballkanike, siç e prezanton portali i Beogradit informer, thotë se në Serbi duhet hapur bazën ushtarake ruse si përgjigje ndaj pranisë ushtarake amerikane në Kosovë dhe bazës së tyre në Bondsteel.

Ai “sqaron” se baza ruse në Serbi do të ishte me dobi të shumëfishtë për paqen në Ballkan dhe se ajo bazë do të ishte ndihmë vendimtare për Serbinë për ruajtjen e Kosovës. Kolbanovski, i cili është drejtor i Qendrës ballkanike për bashkëpunim ndërkombëtar në Moskë, thotë se tani vendimi për këtë është te politikanët, transmeton Koha net.

“Platforma e Kosovës për formimin e Ushtrisë, tregon se amerikanët dhe të mbrojturit e tyre shqiptarët e Kosovës, kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe.

Dhe mu për këtë arsye, për arsye të formimit të baraspeshës strategjike ushtarake në Ballkan, është e domosdoshme ndihma ushtarake e Rusisë për Serbinë, përkatësisht, themelimi i bazës ushtarake ruse, natyrisht me lejen dhe pëlqimin e udhëheqjes serbe.

Në këtë rast, përpjekjet e kryetarit Vuçiq dhe e bashkëpunëtorëve të tij për ruajtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, do të kishin perspektivë të shkëlqyeshme, prapa tyre do të qëndronte forca e vërtetë ushtarake”, citon portali serb të ketë Kolbanovski i cili më parë këtë ide e kishte prezantuar në televizionin Rusija 24.

Ai ka shtuar se baza ushtarake ruse në Serbi do të ishte vendimtare për ekzistencën e popullit serb në Ballkan.“Vetëm ky skenar mund të ndalojë agresionin e mëtejmë të shqiptarëve të Kosovës dhe të faktorëve të tjerë negativë në këto hapësira, marrë sidomos Luginën, Paltformën e Tiranës në Maqedoni, decentralizimin në Mal të Zi si dhe unitarizmin në Bosnjë e Hercegovinë“, ka shtuar ai.

Duke e komentuar këtë deklaratë të Kolbanovskit, analisti Aleksandar Paviq ka thënë se Serbia mund ta ruajë sovranitetin dhe integritetin vetëm me ndihmën e Rusisë mike.

“Pajtohem me idenë për nevojën e ekzistimit të bazës ruse te ne. Rusia është i vetmi aleat ushtarak besnik dhe i sinqertë që e ka Serbia. Nga ana tjetër, Serbia është i vetmi vend në Europë ku Rusia i ka dyert e hapura. Nuk ka dyshim se qëllimi shteteve udhëheqëse të NATO-s ndaj Serbisë jo vetëm që janë të pasinqerta por edhe agresive, prandaj sot mund t’i neutralizojmë ato vetëm me aleancë të fuqishme me rusët”, ka saktësuar Paviq. (b.an)

Next Post
Australia hap dyert për shqiptarët: Mirëpresim emigrantët e aftë dhe që njohin anglishten

Australia hap dyert për shqiptarët: Mirëpresim emigrantët e aftë dhe që njohin anglishten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In