Ylli Dylgjeri i është bashkuar komenteve në lidhje me arrestimin dhe lënien në qeli të Ballist Morinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri ironizon duke i bërë thirrje Drejtësisë që t’i kthehet dinjiteti Ballistit.
Madje sipas tij Morina duhet të udhëtojë me ekipin kombëtar në Armeni, dhe nëse nuk ka vend, atëherë le të zbresë Shakohoxha.
“Thirrje Drejtësisë!
Ti kthehet dinjiteti Ballistit!
Nuk ështe vonë… Neser nisni edhe Ballistin për në Erevan.
Nëse nuk ka vënd në charter:
Hiqni Shakohoxhën!” shkruan Dylgjeri