Ismail Morina, Ballisti, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin e Ylli Rakipit, “Të paekspozuarit” në Ora News, ku tregon për arrestimin, të cilin e lidh me politikën dhe ardhjen e mundshme të kryeministrit serb për ndeshjen në Elbasan.
Pjesë nga intervista
Rakipi: Ju keni idenë se kryeminsitri serb në kërkesën e tij për të ardhur në ndeshje ju kishte parasysh ju dhe më pas zv/kryeministrin e Kosovës?
Morina: Po, sepse unë një ditë dy ditë para bëra një video ku në mënyrë satirike e ftoja.
Rakipi: Çfarë ishte në fakt ajo, sepse ishte interesante prononcimi që unë do t’i bëjë një surprizë kryeministrit Vuçiç, mbase kjo mënyrë ka trembur autoritetet, forcat e sigurisë?
Morina: Gjatë jetës sime kam vepruar si patriot dhe si tifoz, dhe videoja e ime ishte formë presioni sepse unë si tifoz në atë moment po veproja si tifoz. Një tifoz shqiptar nuk do ta donte kryeministrin serb në ndeshje, kur kryeministri shqiptar në ndeshjen e parë nuk ishte, përkundrazi vëllai i kryeministrit ka qenë objekt denigrimi nga autoritetet serbe, kështu që duke pasur parasysh gjithë rrethanat, si e trajtuan stafin e kombëtares, federatën e si na trajtuan si komb, kuptohet unë apo kushdo tjetër si tifoz nuk e mirëpres ardhjen e Vuçiç.
Atëherë veprova si tifoz bëra një video të thjeshtë në mënyrë satirike, i thoja se do të dhuroj syzet. Ka pasur edhe një eksperiencë negative në Bosnjë, në rastin e përvjetorit të Srebrenicës, aty bëja referim, ishte formë presioni nën petkun e tifozit nuk kisha asgjë serioze ndaj Vuçiç.
Rakipi: Në momentin që u ndaluat, si e përjetuat?
Morina: Ndjej një neveri për atë patrullë, jo sepse u përdor dhunë apo një far përçmimi, aboslutisht jo. Shihja në sytë e tyre një lloj triumfi që ndaluam Ballistin, nuk e di pse. Po të isha në rolin e tyre do ta përjetoja si fatkeqësi. Ndalohej një njeri që të gjithë e thonë që na ka bërë krenar, kjo ishte moment që ndjeja neveri, trajtimi fizik dhe moral çdo gjë ka qenë në rregull, mendoja që ishte rastësi pastaj nga pjesëtarët e vet nga komisariati nr. 1 më është pohuar që në orën 10 të asaj dite urdhi ishte shpërndarë në pikat e policisë që unë të ndalohesha me çdo kusht, kjo vërteton se nuk ka qenë rastësi.
Kam pasur një takim me ministrin Tahiri në prani të një të treti, kam kërkuar ndërrim identiteti ose mbrojtje
Rakipi: I keni kërkuar shtetit shqiptar mbrojtje?
Morina: Menjëherë pas ngjarjes, me 14 tetor në Beograd 1 javë një javë e gjysmë kam pasur një takim privat në zyrën e ministrit Tahiri me një person të tyre që na ka mundësuar takimin dhe kam kërkuar dy gjëra. Ndërrim identiteti dhe mbrojtje nga institucionat shtetërore, e para mu refuzua sepse kishte kleçka ligjore, e dyta më është premtuar, po e ke parasysh, unë vetë s’kam perceptuar gjatë gjithë këtij harku kohor, skam perceptuar asnjë formë mbrojtje.
Rakipi: Pse jeni ndier i kërcënuar?
Morina: Do e lidh me një batutë, sepse kam takuar shumë njerëz këto kohë dhe në Kosovë dikush më ka thënë: Ty nuk do të gjejë asgjë se ke berë 10 milionë shqiptarë krenar edhe zoti është me ty. OK thashë, po kam një 10 milionë në krahun tjetër dhe janë shumë të zemëruar, dhe nuk e di se çfarë krahu do të mbajë zoti, nga ne, nga ata apo do të qendrojë neutral. Kishte një komb ku kisha vepruar natën e 14 tetorit që me sheh me urrejtje me përçmim.
Kërcënimet i kam pasur në rrjetet sociale, sidomos në facebook
Dy muaj pas ngjarjes ka pasur një çmim për kokën time, nga një biznesmen serb në Çikago
Rakipi: Kjo është normale në mes të Beogradit, në mes një turme, ju bëtë një veprim që serbët u acaruan tej mase, keni pasur idenë se edhe mund t’ju vrisnin?
Morina: Kërcënime sa i përket rrjeteve sociale, sidomos në Facebook, ka pasur të panumërta, klasifikohen serioze, jo serioze, pastaj diku 2 muaj mbas ngjarjes ka pasur edhe një çmim mbi kokën time nga një ish biznesmen në Çikago në Amerikë dhe kjo më ka bërë të reflektoj, duhet një formë vetëmbrotje private.
Rakipi: Si erdhi emri Ballist te ju?
Morina: Unë kam një figurë shqiptare që e adhuroj shumë, Mithat Frashëri, sa i përket ideologjive politike nuk ka të bëjë asgjë, adhuroj si figure, kam lexuar dhe e di biri i kujt është, dhe mendoj se ka qenë një lider largpamës. Mendoj se një lider i tillë po t’i shërbente sot Shqipërisë do të ishte fantastike, pastaj emri Ballist ka edhe një kuptim tjetër, në ballë të betejes, në ballë të sfidave.
Rakipi: Ka qenë një vit shumë i ngarkuar mjaft i tendosur për ju. Keni qenë në një ekstrem, tani jeni në ekstremin tjetër. Njeriu përjeton gjendje nga më të çuditshme, kjo gjendja këtu si e përjetoni?
Morina: Sa i përket karakterit tim i lëkundur apo jo nuk është e thënë që pavarësisht kësaj jam po ai që isha jashtë, e vetmja gjë që më mungon janë fëmijët. Jo që nuk më mungonin kur isha jashtë sepse unë isha këtu, kisha një moment që ma jepte penalltia dhe shkoja, kurse tani jam privuar.
Kam dy fëmijë, vajza 3 vjeç e 8 muaj, djali edhe pak afër 2 vjeç.
Djali akoma nuk flet, po vajza po, vajza më thërret dedi, ja kam mësuar anglisht dhe pyet ku është dedi, dhe mban mend fjalën shqip hajde këtu.
Rakipi: Familja ku është?
Morina: Është në Itali, sinqerisht vështirësitë ekonomike janë serioze se praktikisht nga ai moment unë nuk punoj më, pastaj kontakti me familjen, por faleminderit zotit që lidhja me familjen është edhe më e fortë, për këtë i falenderohem zotit sepse mund të kisha humbur edhe familjen në varësi të situatave, por kjo lidhja me familjen e ka bërë edhe më të fortë.
Rakipi: Shume analistë kanë bërë pyetjen këto ditë, a është Ballist Morina hero apo i çmendur. Ti e konsidoren veten?
Morina: Patriot, me principe të shëndosha dhe tifoz i zjarrtë i kombëtares. Ka një perceptim të gabuar në shoqërinë shqiptare që heroi duhet të vdesë. Aktin, veprimin në Beograd do ta quaja heroik, por nuk jam hero jam patriot në kuptim të mirëfilltë, edhe tifoz i kombëtares por gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur keqkuptime. Ka një pjesë e publikut që e kanë përjetuar si surprizë dhe më thonë kush është surpiza e radhës dhe ju thoja që nuk jam magic box dhe nëse rastin e Beogradit e keni kuptuar si surprizë më vjen shumë keq, nuk është surprizë, nuk e keni kuptuar, është akt heroik. Klima brenda në stadium vështirësia e materializimit dhe çka u shpalos aty, aty nuk u shpalos një mesazh ofendues, racist, u shpalos thjesht, nuk isha aty për të rivendiku territoret unë isha ty për të rivendiku historinë e shqiptareve në Ballkan dhe autoktonitetin e tyre. Ismaili nuk është racist as gangëster as ekstremis, thjesht ne i dimë se sllavët janë të ardhur, por ata duhet të respektojnë autoktonët, vendalitë në rajon.
Kam një perceptim të lig për politikën dhe politikanët
Rakipi: Kanë ardhur në burg njerëz të mazhorancës dhe opozitës. Spartak Braho p.sh. Çfarë bisedove me të?
Morina: Unë sinqersiht kam pasur një perceptim të lig për politikën, politikanët dhe papritmas vjen një njeri i politikës, shef i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe në një ditë, që në fatkeqësinë time po ndaja gëzimin e kombëtares që ishte kulaifikuar, në vend që të prisja nga ndonjë eksponent të kombëtares e pres nga një politikan që e ndan atë gëzim me mua, ma uron kualifikimin, ja uroj. Ishte një bisedë që sinqerisht do kisha thënë për ato 15 minuta Spartak Braho mund të them që ka zëvendësuar plakun tim.
Rakipi: Ti je nga Kukesi, dhe të ka ardhur për vizite një deputet tjetër nga Kukësi, Flamur Noka. Çfarë bisedove me të?
Morina: Unë e kisha takuar Flamurin sëbashku me kryetarin e bashksië së Kukësit dhe kishin diskutuar që ditën e ndeshjes do më akordohej çmimi “Qytetar Nderi” në Kukës dhe natën e ndeshjes do bëhej transmetimi i ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe do festojmë aty. Unë nuk do isha në Elbasan sepse pavarësisht se publikisht kisha deklaruar që isha dhe kjo më bën të ndihem keq se Federata e kishte informacionin fiks që nuk nuk do të shkoja, por unë si tifoz si idhull i tifozave nuk mund të thoja. Takimi me Nokën ka qenë inkurajues kemi diskutuar për këtë që ndodhi dhe kemi marrë në konsideratë që kurdo që të dalë të më akordohet çmimi.
Rakipi: Një i majtë dhe një i djathtë ju takojnë njëri pas tjetrit. A mendoni se ata kërkojnë të fitojme politikisht prej famës tuaj?
Morina: Ky është menalitet ballkanik, nuk është vetëm i shqiptarëve do t’ju kisha lutur zotit që të gjithë ata që i kanë mundësitë, rasti im që mos të përdoret për përfitime politike siç e kam deklaruar edhe në gjykatë nuk kërkoj mëshirë por mirëkuptim, unë dhe asnjë shqiptar në rruzullin toksor, unë dhe familja ime nëse do të isha armatosur ilegalisht ishte ekskluzivisht për këtë mrborje dhe fatkeqësia ime të mos përdoret për përpfitime politike nëse kushdo qoftë pala qeverisëse, qoftë pala në opozitë që kanë eksponentë që më kanë mbështetur, të dy palët ta shohin si diçka mirëkuptuese mos të ketë intriga, të shihet me syrin e së drejtës.
Rakipi: Diten që fituam me Armeninë dhe u kuptua që ne do shkonim në Francë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoi lirimin tuaj. A keni ndonjë mesazh apo falenderim për zotin Basha?
Morina: E falenderoj edhe jam në dijeni se e mban foton time në Facebook dhe e përshëndes.
Ka pasur edhe ekponent të tjerë edhe Berisha vet që ka kërkuar lirimin tim, ka pasur eksponent siç ishte rasti i Brahos.
Rama u frikësua kot edhe Vuçiç, duhet ta merrte me sportivitet atë video, ishte video e një tifozi edhe po të doja të bëja diçka, nuk kisha kapacitete dhe mundësi
Rakipi: Besoj se të gjithë e duan atë po ka që nuk e thonë, psh zoti Rama nuk është se ka prononcim, si mendoni ju mund të kishte?
Morina: Rama u frikësua kot nga homologu i tij. Duhet ta shihte më me sportivitet atë video mos ta merrte me seriozitet, video në petkun e tifozit, edhe po të doja të bëja diçka nuk i kisha kapacitetet.
Rakipi: Është përfolur që ju kërkuat para për të blerë një vinç dhe në fakt përfunduat me një Range Rover dhe dy kobure. Si ta shpjegojmë këtë, ju niset një jetë tjetër?
Morina: Është një Land Rover më e vjetër se unë, dhe ishte e vëllait sepse unë e kisha një makinë që e kisha marrë nga Italia dhe më është thënë nëse mjeti që e fut kalon mbi 6 muaj ke sanksione, për këtë arsye e tërhoqa, në momentin që u ktheva për ndeshjen me Serbinë ja kam kërkuar vëllait. Ajo makina diku e ka blerë në Gjermani, 3-4 mijë euro.
Rakipi: A ju kanë dhënë miqtë, të njohurit, fansat, ndihmë ekonomike?
Morina: Nëse jo do të isha gënjeshtari më i madh, nga ai moment nuk punoj, biles në ndeshjen me Serbinë ka pas një iniciativë ekonomike mbështetëse nga ana e tifozëve kuq e zi, të cilët kanë shprehur dëshirën që bileta kushton kaq, ne do të shtojmë. Ka pas mbështetje ekonomike qoftë nga njerëz të afërt, miq të rinj të vjetër, tifoza, kishte inciativë që në sektorin tonë, me dakordësinë e grupit, që biletat sa kushton, do t’i rrisim çmimin 10 për qind për të mbështëtur Ballistin. Po jap një shembull, po ka pasur edhe njerëz të tjerë, nuk qendron në këmbë nëse nuk punon.
Rakipi: Ke diçka për t’i thënë njerëzve?
Morina: Martin Luther King ka thënë “I Have a Dream”, thjesht do marr referim me një ndryshim “I have i Right” mos vdeksha pa i parë shqiptarët e bashkuar.