Gruaja që është ulur pas Ismail Morinës, siç duket në video, është nëna e tij. Në krah të djathtë të saj, është motra e Morinës. Të dyja udhëtojnë nga Kukësi drejt Tiranës, në ditët kur Ismail Morina paraqitet në gjykatë. Video u filmua gjatë seancës në Gjykatën e Apelit. Ajo qan kur sheh të birin në pranga, ndërsa tenton ta prekë në shpinë dhe t’i flasë.