• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballistë, partizanë e pula. Nuk është nostalgji kinemaje, por debati mes Ramës e Palokës

by Java News
27/10/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet e nisura pak ditë më parë, fill pas dekorimit të 67 nacionalistëve nga Presidenti Bujar Nishani, janë zhvendosur në seancën e sotme të Kuvendit. Kryeministri, Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka kanë debatuar për qëndrimet e tyre ndaj partizanëve dhe ballistëve.

Replikat kanë kaluar edhe në akuza personale, kur Paloka i drejtua Ramës, duke i thënë se “babai yt, Kristaqi, ka firmosur varjen e poetëve”.

Pas kësaj ka reaguar kryeministri që gjatë replikës i tha: “Ti djalë partizani, je këmba që çohesh për ti rënë kokës, je shembull degradues i një historie ëndrrash dhe shpresash që i dha jetë PD. Sot përfaqësohet nga ty djali i partizanit që rreh gjoksin për pulat e Ballit Kombëtar”.

Debatet mes tyre kanë vijuar edhe sa i takon gjendjes së fermerëve në vend, dhe sektorit bujqësor në tërësi.

Deputetët demokratë po akuzojnë nga foltorja e Kuvendit, kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimet e bëra gjatë fushatës, dhe se sipas tyre nuk kanë krijuar mundësi për shitjen e prodhimeve të tyre.

Por këto deklarata kanë ngjallur reagimin e kryeministrit Rama, i cili tha se eksportet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje.

DEBATET RAMA-PALOKA
Edi Rama: Do ishte mirë që Universitetit Bujqësor të mos i kishit vënë kazmën paraprakisht. Për ju ishe hapësira e lëmoshave, për ne është hapësira e një zhvillimi, që bazohet tek investime të bazuara në logjikën e tregut. Mirë që nuk bëtë asgjë për të krijuar tregun e tokës, mirë që i latë fermerët në mëshirën e fatit, pa pronën e tyre, bazuar mbi ligji 7501, mirë që nuk lëvizët as gishtin që t’i çonit ujin në parcelë dhe nxorët jashtë përdorimit me mijëra hektarë për shkak të përdorimit të ujit. Bllokuat qindra kilometra të kanaleve kulluese për shkak të rrugëve pa plan. E shkatërruat Universitetin Bujqësor, atë qendër ekselencë që sot duhet të ishte pararoja e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë. Ne jemi angazhuar në një synim konkret për ta rikthyer Universitetin Bujqësor në krye të detyrës së vet. Nuk duhet të jepen vetëm leksione, por të zhvillohen praktika të standardeve europiane. Aty duhet të drejtohet çdo biznes e fermer për të marrë informacionin e duhur për zhvillimin e projekteve të tyre. Jeni shkatërruesit në çdo sektor. Mundohuni që përveç kritikave, që është detyra juaj, të jepni edhe një ide. Na thoni si mund të bëhet më mirë, nëse ne po e bëjmë gabim. Sa për kanabisin mos u shqetësoni fare, se nuk është si thoni ju. Referojuni shifrave të eksporteve bujqësore, dhe do të shihni se janë më të lartat ndonjëherë. Janë produkte që tregtohen jashtë vendin tonë, dhe s’kanë asnjë lidhje me kanabisin që thoni ju.

Edi Paloka: Ju përkeqësuat gjendjen e fermerëve. Premtuat shumë gjëra, po s’bëtë gjë. Rritet çmimin e energjisë, të naftës, taksat, TVSH. Këto po ua thonë fermerët çdo ditë, por ky nuk e pranon. E kalon me batuta pa kripë me fermerët. Ky thotë janë rritur eksportet për prodhimet bujqësore. Po është rritur eksporti i kanabisit. 20 ton në dy javë janë kapur. Ky është realiteti i bujqësisë së këtij zotërisë.

Edi Rama: Unë jam me Partizanin, nuk jam me Ballin Kombëtar. Nuk ka arsye për të dalë këtu në emër të Ballit Kombëtar, në emër të Ballit këtu mund të kujtoni sa pula keni shqyer kur keni qenë në qeveri. E keni trajtuar vendin si një pulë që e keni shqyer nga të gjitha anët. Keni shumë të drejtë t’i dekoroni, sepse jeni njësoj si ata. Kur shkoni aty te varrezat e dëshmorëve dhe shkoni përkuleni aty, se s’keni rrugë tjetër, të partizanët jeni. Aty do përkuleni se s’keni ç’bëni. Sa për fermerët, janë shumë më të zgjuar nga sa i kujtoni ju. Eksperienca e tyre është mëse e mjaftueshme për të kuptuar se ju silleni si në cirk, kur u thoni se u janë rritur taksat. Asnjë taksë nuk është rritur në fshat. Ama u është rritur rimbursimi i TVSh për prodhimet bujqësore.

Edi Paloka: Kisha dëgjuar çdo lloj flote, po flotë ekskavatorësh e kam dëgjuar nga ti (Rama). E në fakt edhe ata i ke dhuratë nga Kina. Flet për subvencione, po ti e di për çfarë farash bëhet fjalë, se i jepni për kastravec e del kungull. Sa për partizanët e bën debatin bosh. Babai im ka qenë partizan por nuk po flasim për këtë. Ndërsa yt atë s’ka qenë as partizan, ka firmosur varjen e poetëve. Dhe ti mburresh nga aktet e të tjerëve, mburresh me aktet e tët eti.

Rama-Palokës: Është aritmetika e Saliut jo ajo që ke mësuar në shkollë falë babait partizan. 10 ekskavatorë kanë ardhur me kërkesën tonë, aty e keni pasur Kinën edhe më parë. Janë edhe 61 të tjerë që janë financim i bordit të bujqësisë i këtij shteti. I fundit që ka ardhur për bujqësinë erdhi në 2005. Këto janë fakte s’kemi çfarë flisni fare. Sa për ata që u vranë në mënyrë të padrejtë mos i ngatërro këtu. Kur flet për ballin ka pasur patriotë dhe nacionalistë të ndershëm, këtë se ka vënë askush në diskutim përveç Saliut. Që ju jeni pasardhësit e Ballit Kombëtar të Shefqet Musait kjo s’ka pikë dyshimi. Ti djalë partizani që je këmba që çohesh për ti rënë kokës, je shembull degradues i një historie ëndrrash dhe shpresash që i dha jetë PD. Sot përfaqësohet nga ty djali i partizanit që rreh gjoksin për pulat e Ballit Kombëtar.
BW/d.i.

Next Post
Roshi shënon sërish në Rusi

Roshi shënon sërish në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In