Kanë kaluar dy muaj nga arrestimi i Ballist Morinës, ndërsa ky i fundit njihet si përsoni që ngriti dronin në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Relatori i çështjes, Guxim Zenelaj, mësohet se ende nuk ka caktuar një ndatë për gjykimin e këtij rekursi, ndërkohë që burime nga Gjykata konfirmojnë për Shqiptarja.com se ky proces mund të zhvillohet javën e ardhshme.
Morina u arrestua më 7 tetor nga komisariati numër një në Tiranë, një ditë para ndeshje Shqipëri-Serbi të luajtur në Elbasan Arena. Në kërkesën depozituar në Gjykatën e Lartë avokati i tij Ardian Visha kërkon lirimin e Morinës dhe hetimin e tij me masë më të butë përfshi dhe detyrim paraqitje apo mbikqyrjen elektronike.