• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Balli” në emigracion prodhoi thjesht përçarje dhe jo luftë kundër Enverit

by Java News
29/10/2016 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

E gjithë përpjekja antikomuniste e emigracionit shqiptar e fillon historinë e saj me mbledhjen e 12 gushtit të vitit 1948, kur përfaqësuesit nga delegacionet e ndryshme të partive politike antikomuniste, zhvilluan mbledhjen e Kajros, duke kërkuar bashkimin.

Në këtë mbledhje “Partia e “Legalitetit”, përfaqësohej nga Abaz Kupi, Hysen Selmani, Hiqmet Delvina, Sali Myftiu; “Partia “Balli Kombëtar”: Ali Bej Këlcyra, Abaz Ermenji, Koço Muka, ndërsa “Partia “Blloku Indipendent”: Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Nexhmedin Qerolli, kurse “Partia “Grupi i Kosovës”: Bajazit Buletini dhe Xhafer Deva.

Ideja e tyre ishte bashkimi i forcave antikomuniste dhe shikime i planeve që do të bënin në të ardhmen.

cwsbiktu4aatlkqDeri më atëherë, të gjithë të arratisurit u bashkuan në kampet italiane. Balli Kombëtar ishte partia që kishte më së shumti anëtarë, por edhe që ishte më institucionale. Të 200 anëtarët e saj nuk patën asnjë mëdyshje për drejtimin, që e do e bënin dhe në emigracione Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Hasan Dosti.

Ndërkohë, që organizimet ballistët shtriheshin edhe në Greqi, ku ata patën organizatën “Grushti Ballist”, drejtuar nga Abaz Ermenji, Hamit Matjani etj. Këtyre ose më saktë forcimit të tyre u përballeshin grupimi i Egjiptit por nën idenë e Monarkisë, që drejtohej nga Abaz Kupi, Zenel Shehu etj., të cilët madje e rithemeluan “Partinë e Legalitetit” në emigracion. Peizazhi antikomunist shtohej me Fiqiri Dinoja, ish-Kryeministër i Qeverisë së Regjencës, që krijoi një degë në Itali.

Në fakt, nuk mbaronte këtu. Krerët nacionaliste anti-komuniste, si Kol Bib Mirakaj (ish-Ministër i Brendshëm i Qeverisë së Regjencës), Ernest Koliqi dhe Ismail Vërlaci, krijuan partinë “Blloku Indipendent”. Seit Kryeziu dhe një grup të arratisurish nga familje të njohura shqiptare, që nuk donin të kishin të bënin me ta krijuan grupimin “Partia Katundare”. Kjo nismë, u pasua nga krijimi i partisë “Grupi i Kosovës”, me drejtues Xhafer Devën.

images

Planet e tyre ishin afatshkurtëra por edhe afatgjata: Fillimisht krijimi i organizatave politike, me krijimin e kushteve ekonomike, e pastaj luftës për përmbysjen e pushtetit të Enver Hoxhës. Në fillim, Perëndimi ishte shumë aktiv, por edhe i bindur se sistemi komunist do të shkërmoqej në hallkat më të dobëta, ku njëra konsiderohej Shqipëria.

Por bilanci i luftës së tyre do të jetë tragjik, jo thjesht prej tradhtive dhe punës së madhe të Sigurimit, por edhe nga fakti se mërgimtarët politikë u përçanë keqazi. Kështu nga “Balli Kombëtar” lindën plot 34 grupe dhe 21 forca që ishin parti balliste kundërshtare. Lufta e pareshtur mesveti i bëri shumë nacionalistë që ta shikonin të vërtetën në sy, pra që përpjekjet ishin të kota, sepse sherri ishte shumë thellë.

7Ëndrra për një projekt të përbashkët nën ide dhe synime, u prishën që me bjerrjen e punës së lëvizjes “Komiteti Shqipëria e Lirë”. Kjo disfatë krijoi konflikte deri edhe përçarje të përgjakshme brenda gjirit të Partisë “Balli Kombëtar”. Puna arriti deri aty sa idhulli por edhe fryma e vërtetë e partisë Mit’hat Frashëri nuk e respektonin shumë. Ai arriti që të mos kishte më autoritetin e duhur prej një luftë të madhe si nga brënda dhe jashtë Ballit.

Ballistët filluan të bëjnë fraksionet. Akuzat si tradhtarë dhe spiunë të komunistëve do të ishin të zakonshme mes tyre. Lufta mori jetë më tej kur Mit’hat Frashëri, në rrethana ende të panjohura, u gjet i vdekur në një hotel, në New York dhe për këtë vdekje, nuk u dha asnjë version i saktë.

Edhe ai deri më atëherë u akuzua si spiun i Sigurimit dhe madje edhe KGB,-së që me anë të Kim Filbit ndihu maksimalisht komunistët shqiptarë për eliminimin e shumë krerëve të emigracionit politik, që arriti kulmin me dekonspirimin e shumë nacionalistëve të rinj dhe desantimin e shumë grupeve të armatosura, të cilat dërgoheshin në Shqipëri deri në vitin 1956.

Në fakt, duket theksuar se vdekja misterioze e Mit’hat Frashërit i dha dërrmën Ballit Kombëtar. Fillimisht pas përleshjeve mes vete, që shpesh ishin edhe fizikisht, Partia “Balli Kombëtar” u nda në dy pjesë, ku grupi që menaxhohej nga Hasan Dosti, krijoi Partinë “Balli i Ri Kombëtar”, ndërsa ai tjetri, i cili drejtohej nga Ali Bej Këlcyra, bëri Partinë “Balli i Vjetër Kombëtar”. Por edhe këtu nuk mbaruan problemet dhe Hasan Dosti ndryshoi emrin e partisë që drejtonte, nga Partia “Balli i Ri Kombëtar”, në “Partia Agrare Demokratike e Ballit Kombëtar”.

Në këtë kohë, në të gjithë botën, kronikat regjistrojnë plot 21 parti të tjera balliste, që dolën nga drejtuesit edhe anëtarësia e partisë “Balli Kombëtar”. Ato ishin në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Angli, Austri, por edhe jashtë kontinentit në Egjipt, Australi, Amerikë etj. Për fat të keq, energjia e humbur në këto përpjekje e dha mesazhin kur Sigurimi arriti t’i përçajë edhe më keq akoma, teksa nacionalistët vazhduan ta luftonin komunizmin vetëm me propagandë dhe urrejtje.

Më shumë se luftën për idealin e shporrjes së komunistëve ballistët treguan interesa të vogla, që veçanërisht i bëri dëm idesë së tyre, por që ia uli edhe më shumë imazhin para mërgatës politike.

Në vite, imazhi i tyre në emigracion do të binte aq keq, saqë jo vetëm u shpërndanë në shtete të ndryshme duke kërkuar të mbyllnin jetën, larg telasheve me njëri-tjetrin, por edhe mbetën të parespektuar, megjithëse ishte formacioni më i organizuar shqiptar.

 

 

 

 

Next Post
Rey Manaj i dyti në listën me 15 talentet e Serisë A

Rey Manaj i dyti në listën me 15 talentet e Serisë A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In