• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ballafaqim mes Shullazit dhe biznesmenit në gjykatë, të pandehurit e tjerë kërkojnë largimin e gjyqtares

by A R
31/01/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dështimit të seancës së kaluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të marrë në pyetje biznesmenin Ylvi Beqja, është bërë i mundur ballafaqimi i Emiljano Shullazit me dëshmitarin e penduar të çështjes.

Të pranishëm në seancën e sotme ishin edhe të pandehurit e tjerë, personat të cilët Beqja i ka kallëzuar se e kanë kërcënuar dhe i kanë vënë gjobë.

Pavarësisht përpjekjeve të Shullazit dhe miqve të tij për të shmangur këtë ballafaqim, dhënia e dëshmisë së Ylvi Beqjas filloi pasi disa orësh tension.

Në fillimin e seancës, avokatët e Shullazit dhe të panderhurve të tjerë Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, dhe Endri Zela, kërkuan përjashtimin e gjyqtares së çështjes me pretendimin se i ka sorollatur raporton Balkanweb.

Krimet e Rënda tentuan kështu të bënin lëvizjen e radhës ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi, i cili prej më se 10 muajsh mbahet në paraburgim bashkë me katër bashkëpunëtorë, nën dyshimin për drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe gjobë vënie; por dëshmia e biznesmenit Beqja nuk është realizuar sot.

Në muajin tetor Ylvi Beqja pranoi të bashkëpunonte me akuzën pas qëndrimit të tij disamujor në mbrojtje të të dyshuarve. Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se Ylvi Beqja ka deklaruar se Emiljano Shullazi, përmes bashkëpunëtorëve të tij, në tri episode i ka vendosur gjoba, dhe se gjobëvënia është aplikuar në formën e çeqeve, në emër të Endrit Zelës dhe Endrit Qyqes, të dy këta të arrestuar pas një takimi në paraburgim me Shullazin.

Ndërkohë, prokuroria ka nën hetim edhe persona të tjerë, ndërsa vijon të qëndrojë hermetike për episodet e tjera kriminale për të cilat dyshohen pesë të arrestuarit.

KËRCËNIMI
Emiljano Shullazi ka shkuar të firmosë një kontratë shërbimi me biznesmenin e ndërtimit, ku i ka ofruar shërbime administrative dhe në këmbim të kësaj do të merrte 20% të biznesit. Por gjërat nuk kanë funksionuar kështu, pasi më vonë, personi në hetim, Emiljano Shullazi ka ndërruar mendje dhe nëpërmjet kanosjes, dhunës verbale dhe fizike i ka kërkuar biznesmenit që vlera e pasurisë që do i kalonte, nuk do ishte më në vlerën 20 për qind por 30 për qind.

Nën kërcënimin e armës, biznesmeni është detyruar të nënshkruajë para noterit kontratën e dhurimit në vlerën 30 për qind. Gjatë gjithë bisedave të bëra i pranishëm ka qenë edhe personi tjetër në hetim, Gilmando Dani, i cili ka qenë në dijeni të të gjitha bisedave të bëra dhe veprimeve të kryera mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit.

Nga ana tjetër, në të gjitha rastet e zhvillimit të takimeve të biznesmenit me personin në hetim Emiljano Shullazi, ky i fundit ka qenë i shoqëruar me disa persona të cilët lëviznin me disa makina.

Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit, Emiljano Shullazi ka qenë i shoqëruar me shumë persona, të cilët ruanin vendin përreth. Edhe prania e këtyre personave ka ndikuar në krijimin e një situate të posaçme për kërcënim ndaj biznesmenit.

/a.m.

Next Post
Kukan: Droga problem gjigand për Shqipërinë, duhet vepruar pa mëshirë

Diskutimet për Shqipërinë në PE / Kukan: Nuk u dha drejtësi për 21 Janarin  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In