• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballafaqim i jashtëzakonshëm”, mes Merkel dhe Trump

by Java News
17/05/2017 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo nuk është as Trump, as Obama, por kancelares Merkel i duhet ende të luftojë përgjatë vijave të saj të kuqe. Më e pakta, përmes besueshmërisë së saj personale, ajo duhet të sigurojë që deklaratat e rusëve, si ajo e Ministrit të Jashtëm Lavrov, që “bota po hyn në epokën post-Perëndimore”, të priten kudo si lajme të rreme

Nga John Vincour/ 

Angela Merkeli do të ketë nevojë për të gjithë dhuntitë e saj, të qetësisë dhe arsyes javën e ardhshme, kur pret Barack Obamën në Berlin të enjten në mëngjes, përpara se të fluturojë në Bruksel pasdite, për të biseduar me Donald Trumpin në një takim të nivelit të lartë të NATO-s.

Të vjen në mendje shprehja “ballafaqim i jashtëzakonshëm”. Merkel do të shoqërojë zotin Obama në një podium të hapur në portën e Brandenburgut, ku pritet që mijëra njerëz të marrin pjesë në një ansamble të kishave protestante gjermane. Takimi i saj me Trumpin, i cili këmbëngul se paraardhësi i tij në Presidencë ka përgjuar zyrat e tij në Kullën “Trump” në Nju Jork, vjen vetëm disa orë më vonë.

Aktiviteti i Obamës – nuk ka tarifë 400 mijë dollarëshe duke qenë kaq pranë Zotit – më është thënë se ishte dakordësuar vitin që kaloi. Sipas këtij versioni, kancelarja Merkel i telefonoi paraprakisht Trumpit për t’i shpjeguar afërsinë e dy aktiviteteve në kohë. Thuhet se Trumpi është përgjigjur që nuk e ka problem. Prisni deri sa ai të shohë fotot nga ajri të mbërritjes së Obamës tek turma.

Konkluzioni i dukshëm: vendi i zonjës Merkel si udhëheqëse politike dhe ekonomike e Evropës është i pakundërshtueshëm. Lëvizja ekonomike e Kancelares, ashpërsia dhe gatishmëria për t’ia kthyer Vladimir Putinit, kanë krijuar vlerësim të madh. Në prag të samitit të NATO-s në 25 maj, këta elementë thonë se një Gjermani e cila sinjalizon qëllimin e saj, për të braktisur tabutë e veta të angazhimit luftarak me risk të plotë, do të pritej me ovacione nga aleatët e saj amerikanë dhe evropianë.

Tani që probabiliteti që Merkeli të fitojë një mandat të katërt në zgjedhjet e përgjithshme të 23 shtatorit, është duke u bërë gjithnjë e më real, a mund të ketë një kohë më të mirë për kancelaren, për t’u demonstruar votuesve, se një përkushtim i përgjegjshëm i Gjermanisë për të luftuar, ka mbështetje unanime të aleatëve?

Por distanca e rehatshme e elektoratit nga risku, shpesh herë e justifikuar si një sprapsje nga horroret e nazizmit, mbetet e pakundërshtuar nga Merkeli. Sondazhet në 2015 dhe 2016 tregonin se shumica e gjermanëve i kanë kthyer shpinën idesë themeluese të NATO-s, për mbrojtjen e ndërsjellë, duke mos u shprehur të gatshëm që të mbrojnë Poloninë dhe shtetet balltike, nëse ata do të sulmoheshin nga Rusia.

Për John Kornblum, një ish ambasador i SHBA në Berlin, “Gjermania është një shoqëri pa risk. Nuk ka interes për të ndërmarrë risqe me pjesën tjetër të Europës. Shumë gjermanë nuk i kanë brendësuar të gjithë vlerat dhe idetë e Perëndimit”.

Forcat speciale franceze mund të veprojnë brenda Sirisë; Ushtria gjermane nuk bën veprime vdekjeprurëse apo të rrezikshme. Dhe zonja Merkel? Javën e kaluar, ajo përsëriti se Gjermania nuk është gati për luftime, nëse NATO duhet të vendosë të bashkohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që tani po lufton me Shtetin Islamik. Edhe kontigjenti i Berlinit në Afganistan qëndron larg nga shkëmbimet e zjarrit.

Kjo nuk do ta tërheqë Trumpin, i cili dëshiron mbështetje të fortë për NATO-n në Lindjen e Mesme. Dhe sigurisht që dëmton çdo nocion që Evropa ka vullnetin për t’u përballur me ushtrinë terroriste të Shtetit Islamik.

Roli i intervencionistit evropian dikur i ishte lënë Francës, e cila shërbente si një kundërshembull ndaj mosveprimit gjerman. Por tani Presidenti Emmanuel Macron, i cili vizitoi Merkelin të hënën dhe do të drekojë me Trumpin javën e ardhshme, ofron një pikëpamje tjetër.

Në javët e fundit, Macron ka folur për “tendencat neokonservatore” të qeverive të mëparshme, që çuan në ndërhyrje të dështuara franceze. Ai thotë se dëshiron që Franca të jetë “një fuqi e ekuilibrave”, gjë që tingëllon si një zbehje të reshtimit krah Perëndimit. “Ju do të shihni një grimë mirësjelljeje tek unë në lidhje me Rusinë”, pranon Macron, megjithëse shton se ai nuk i ndan “vlerat” e zotit Putin.

Pesë muaj më parë Z. Macron tha se Perëndimi ishte përgjegjës për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë. Tani ai pritet të mbajë Jean-Yves Le Drianin, një intervencionist në kohën e presidentit François Hollande, kur ishte ministër i mbrojtjes.

Macron gjithashtu ka konfirmuar, në mënyrë kontradiktore, se ai është “krejtësisht” i pajtuar, përsa i përket “afërsisë intelektuale dhe konceptuale” me Dominique de Villepin, një ish kryeministër Gaullist, i cili e quan politikën e jashtme franceze rrezikshëm “perëndimore”.

Kjo fjalë duhet të shqetësojë gjermanët, të cilët e konsiderojnë Vestbindung-un, ose lidhjen me Perëndimin, siç artikulohet nga Konrad Adenaueri – si një “nen” kombëtar besimi. Megjithatë, kjo nuk mund të shqetësojë socialdemokratët, manifestimi elektoral i të cilëve, me siguri do të bëjë thirrje që Gjermania të luajë një rol midis SHBA dhe Rusisë. Partia që tani është kundër rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

Edhe pse forca e saj si udhëheqëse e Evropës nuk ka qenë kurrë më e madhe, në botën reale të zonjës Merkel, shqyrtimi i një roli luftarak global për Gjermaninë, nuk ka kuptim për të, sidomos gjatë një viti zgjedhor.

Ajo nuk është as Trump, as Obama, por kancelares Merkel i duhet ende të luftojë përgjatë vijave të saj të kuqe. Më e pakta, përmes besueshmërisë së saj personale, ajo duhet të sigurojë që deklaratat e rusëve, si ajo e Ministrit të Jashtëm Lavrov, që “bota po hyn në epokën post-Perëndimore”, të priten kudo si lajme të rreme. / The Wall Street Journal – ne shqip bota.al/

Next Post
SFIDA monitoron Ministrinë e Bujqësisë: Administrata në fushatë

Sfida: Ngërçi politik një teatër diskretitues për klasën politike shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

December 19, 2025
Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

December 19, 2025
Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

December 19, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In