Ish-mesfushori i Chelsea dhe Bayern Munich, ndër të tjera, Michael Ballack, është bërë sërish krye titull mediatik. Pas humbjes tragjike të djalit të tij, Emilio, Ballack tani ka ndezur polemika për jetën e re, duke u lidhur me mikeshën e ngushtë të të birit të ndjerë.
Ish-futbollisti i shquar gjerman, i cili së fundi ka mbushur 48 vjeç, ka konfirmuar lidhjen me një modele 23-vjeçare të quajtur Sophia Schneiderhan. Sophia dihej se kishte një miqësi të ngushtë me Emilio, djalin e ndjerë të Ballack.
)
Megjithatë, ajo tani është shfaqur si një burim ngushëllimi për babain e pikëlluar, duke e ndihmuar të kapërcejë pasojat e vështira të vdekjes së parakohshme të djalit të tij në një aksident me motor në Portugali, gjatë pushimeve të familjes.
Sipas raportimeve, lajmet për lidhjen e Ballack dhe Schneiderhan u shfaqën për herë të parë në janar të këtij viti, pasi modelja postoi një foto me ish-futbollistin në faqen e saj në Instagram. Që atëherë, dyshja kuptohet se ka avancuar në lidhjen romantike.
)
Së fundi, Sophia ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të përzemërt të çiftit, teksa po pushon në Sylt, duke kapur një moment butësie mes saj dhe heroit të “Stamford Bridge”.
Miqtë e afërt të Ballack kanë vënë në dukje se diferenca 25-vjeçare e çiftit nuk e ka penguar lidhjen e tyre, përkundrazi, duket se ka nxitur një mjedis pozitiv për kapërcimin e zisë së madhe për vdekjen aksidentale të Emilio.
)
Sophia Schneiderhan është një modele e lindur në Mynih. Bukuroshja gjermane ka krijuar një karrierë të suksesshme në modeling, që kur u zbulua në moshën 13-vjeçare. Sipas disa raporteve, fillimi i saj i hershëm në industrinë e modës u shënjua nga fushata për markat e profilit të lartë si “Escada”.
Thuhet gjithashtu se Sophia flet rrjedhshëm frëngjisht dhe është e arsimuar mirë. Ajo aktualisht krenohet me mbi 126.000 ndjekës në faqen e saj në Instagram, ku ndan në mënyrë aktive pamjet e jetës së saj me Ballack.
/a.r











