Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut dhe kërkesa të futej në rend dite. Balla i tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën më 23 shkurt, ndërsa shtoi se GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit.
Duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, Taulant Balla u ndal tek Bordi i Paqes.
“E mban mend çfarë thoje në seancën e 23 Janarit? Edi Rama thoje nuk shkon dot kurrë në Uashington. Merr procesverbalin edhe shihe ç’ke thënë. Ndërkohë po ju them: Në orën 16:00 mbani telefonët dhe televizorët ndezur. Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin Donald Trump do të firmosin në Bordin e Paqes…” – tha Balla.











