Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ishtë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ’Dritare’.
Ndër të tjera, Balla ka prekur edhe çështjen ‘Xhisiela’, ku djali i deputetit socialist Rrahman Rraja u akuzua për dhunimin e Xhisiela Malokut.
Sipas Ballës, kjo histori ishte një mashtrim dhe ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu akuzohet për kallzim të rremë.
Balla u shpreh se e gjitha ishte një shpifje e Bashës dhe u vërtetua nga qelizat e telefonit.
“Sot(dje) kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigjen e kallëzimit, ku kam mësuar se gjithë kjo akuze e ulët e Bashës ishte shpifje.
U vërtetua nga qelizat e telefonit jo atë ditë, po gjatë gjithë ditës së vet në atë komisariat.
Basha e ka ndihmuar policin të bëj gjithë këtë gjë.
Ky person (polici) akuzohet për kallzim të rremë dhe shpërdorim detyre”, tha Balla.
Kujtojmë që Gjykata e Krujës ka dënuar me një vit shërbim prove Rexhep Rrajën.
Ai u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet, sipas tij, nga disa eksponentë të PS, mes të cilëve dhe vetë Balla, për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.
g.kosoavri