• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla zbardh mesazhet e takimit me ambasadoren Kim: Mbështetja e SHBA të shoqërohet me investime strategjike

by Java News
12/02/2020 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është takuar sot me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, të cilës i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri.
Balla zbardh detaje nga ky takim përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Ai thekson se mbështetja që SHBA i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë, duhet të shoqërohet tashmë me investime të drejtpërdrejta amerikane veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë shqiptare.

MESAZHI I BALLËS

Takimi i mirëseardhjes në fillimin e mandatit të saj në Shqipëri me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim🇺🇸

SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit.

Mbështetja që SHBA i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë nëpërmjet agjencive të saj për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lirë, duhet të shoqërohet tashmë me investime të drejtpërdrejta amerikane veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë shqiptare.

Realizimi i këtij synimi duhet të jetë një prioritet thelbësor, i dorës së parë në marrëdhëniet tona me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Numri i bizneseve amerikane, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-amerikan, është ende shumë i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën tërheqëse të Shqipërisë për sipërmarrjen amerikane. /e.s/

Next Post
Shpërndante kanabis, si ra në prangat e policisë i riu në Tiranë

Shpërndante kanabis, si ra në prangat e policisë i riu në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In