Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me zëvendës Presidentin e Bundestagut gjerman, Thomas Oppermann.
Përmes një postimi në Twitter, Balla thotë se ka diskutuar me zyrtarin gjerman mbi mundësinë e bashkëpunimit midis dy parlamenteve.
Balla gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që i jep Gjermania rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Zhvillova një takim të rëndësishëm me zëvendës Presidentin e Bundestagut Thomas Oppermann, ku diskutuam mbi bashkëpunimin e fortë ndërmjet dy parlamenteve tona. Mirënjohës për mbështetjen që Gjermania i jep Shqipërisë për integrimin në BE”- shkruan Balla në rrjetin social Twitter.
a.ç











