• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Shqipëria më pranë BE-së, u vlerësuan reformat, SHQUP-it i ka ngelur ora te dhuna

by Java News
02/07/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Balla ka deklaruar se Shqipëria sot është më pranë Europës dhe sipas tij këtë nuk e thotë Qeveria, por miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë. Sipas Ballës, reporteri për Shqipërinë në PE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili ishte sot në Shqipëri foli për vendimin pozitiv të Këshillit dhe për mbështetjen e madhe që Shqipëria ka nga 6 grupet më të mëdha politike në PE.

Sa i takon sjelljes së opozitës lidhur me këtë proces, Balla thekson: “Ndërkohë që Luli dhe kasta e aktorëve të tij të SHQUP-it vazhdojnë të thonë që negociatat nuk janë hapur, ne kemi filluar punën parapërgatitore, ku takimi i parë është vetëm pas disa ditësh”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Për të gjithë ata që nuk duan të shohin e nuk duan të dëgjojnë, ose lajmin e mirë duan ta bëjnë lajm të keq, Shqipëria sot është më pranë Europës. Këtë nuk e them unë, as Qeveria, por e thonë miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, që sot janë më shumë se kurrë më pranë në historinë tonë të vjetër dhe të re.

Sot Shqipërinë e vizitoi raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili foli për vendimin pozitiv të Këshillit, për mbështetjen e madhe që Shqipëria ka nga 6 grupet më të mëdha politike në PE, të majtë e të djathtë, të qendrës, konservatorë apo të gjelbërt, për mbështetjen e plotë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe të koalicionit të madh gjerman; dhe se Europa vlerëson reformat dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria deri më tani.

Raporteri për Shqipërinë Fleckenstein e tha qartë se e rëndësishme në këtë rrugë të gjatë që kemi ndërmarrë është që të bashkëpunohet dhe jo të bllokohet. Ai gjithashtu apeloi që në vend duhet një frymë bashkëpunuese politike dhe jo një opozitë që bojkoton, por që mbështet reformat.

Në një takim ku fokusi ishte diskutimi mbi konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian për çështjet e përgjithshme mbi zgjerimin, pata rastin të falenderoja edhe njëherë grupet e mëdha politike në PE, e në mënyrë të vecantë Partinë Popullore Europiane dhe Presidentin e saj Josef Daul, të cilat vendosën të mbështesin hapur vlerësimin për Shqipërinë, pa marrë në konsideratë se çfarë i`u kërkonte nga Tirana simotra e tyre. Raporti i këshillit thotë qartë që nuk duhet të ketë tentativa për bojkot dhe duhet të ketë një frymë bashkëpunimi, gjë që në politikën tonë mungon, pasi opozita nuk njeh aletrenativa të tjera veç bojkotit dhe rrëmujës.

Është shumë e rëndësishme që përtej pritshmërive tona, Shqipëria ka marrë një PO, ka marë një datë dhe ka filluar menjëherë punën parapërgatitore. Në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë kemi marrë datën, kemi marë dhe një punë parapërgatitore, e cila nuk mund të zgjasi më shumë sesa 12 muaj nga sot.

Ndërkohë që Luli dhe kasta e aktorëve të tij të SHQUP-it vazhdojnë të thonë që negociatat nuk janë hapur, ne kemi filluar punën parapërgatitore, ku takimi i parë është vetëm pas disa ditësh. Pra jemi në një rrugë të mbarë me plot sfida dhe detyrime. Edhe Kuvendi ka detyrat e veta, të cilat jemi gati t’i kryejmë së bashku me opozitën, por sipas modelit gjerman, duke i mbajtur divergjencat mes njëri-tjetrit këtu, e jo duke i eksportuar si baltë kundër Shqipërisë në Bruksel, Berlin e gjetkë”, deklaron Balla.

ma.me

Next Post
Brazil mund Meksikën 2-0, shkon në çerekfinale

Brazil mund Meksikën 2-0, shkon në çerekfinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

January 11, 2026
Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

January 11, 2026
Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit/ BIRN nxjerr argumentet e Apelit: U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme

January 11, 2026
Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

January 11, 2026
Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

January 11, 2026
Cila shkelje është më e bukur?

Kur partia ha veten: historia gjermane e armiqve brendapartiakë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In