Deklarata e ish-kryeministrit Berisha ku i vlerësonte protestat në Rumani si një revolucion dhe kërkoi që e njëjta gjë të bëhej edhe në Shqipëri, ka sjellë edhe reagimin e deputetit socialist, Taulant Balla.
Sipas Ballës, kryeministri rumun Viktor Ponta dha dorëheqjen sepse u ndje përgjegjës që shteti dhe institucionet e tij nuk parandaloi një tragjedi të shkaktuar nga shpërthimi i fishekzjarreve në një diskotekë, ndërsa Sali Berisha nuk dha dorëheqjen edhe pas shpërthimit të Gërdecit
“Pashë që Sali Berisha i kish quajtur protestat revolucion dhe mikun tim Viktor Ponta (ish-kryeministrin rumun të dorëhequr) një njeri të korruptuar.
O Sali! Viktor Ponta dha dorëheqje sepse u ndje përgjegjës që shteti dhe institucionet e tij nuk parandaloi një tragjedi të shkaktuar nga shpërthimi i fishekzjarreve në një diskotekë. Kaq.
Po ti o Sali!? Po ti pse nuk dhe dorëheqje kur shpërtheu Gërdeci? Po ti pse nuk dhe dorëheqje kur u vranë 26 shqiptarë nga shpërthimi në Gërdec? Atje nuk ishin fishekzjarre. Atje shpërtheu baruti i biznesit të tët biri.
Në Rumani diskoteka nuk ishte pronë e asnjë të afërmi të kryeministrit rumun.
Ndërkohë, fabrika në Gërdec ishte e jotja o Sali.
E di që shumë do thonë: “po hë pse nuk e arrestoni Salin dhe Shkëlzenin për vrasjet në Gërdec?”.
Duhet edhe pak durim. Reforma në drejtesi do bëhet”, shkruan Balla në Facebook.










