Numri 2 i PS, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS, Marko Bello.
Balla shkruan se gjatë këtyre javëve të gjithë shpresuan në çdo moment që marko Do ia dilte luftës me COVID-19.
“Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello!
Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur.
U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello!”, shkruan Balla.
/a.r