Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagoi për operacionin më të fundit antidrogë, ku u vu në pranga shefi i komisariatit të policisë së Laçit.
“Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Ai shtoi se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese do e çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.
/a.r