• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Punonjësit e policisë, vetëdeklarim nëse kanë përdorur telefona të koduar

by A R
23/11/2023 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se 10% e komunikimeve në telefonat e koduar, si Sky ECC dhe Encro Chat, janë në gjuhën shqipe.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Balla sqaroi se si u “zbërthyen” këto aplikacione që edhe në Shqipëri kanë zbardhur shumë ngjarje kriminale.

“Duhet të sqarojmë që meriton një falenderim Prokuroria Speciale për punën që ka bërë. Është një punë voluminoze. Kam dëgjuar shpesh që diskutohet për këto dy aplikacione. Meritën në fakt e ka policia franceze. Në atë moment filloi të ngrihej ky shqetësim dhe u krijua një strukturë e posaçme mes policisë franceze, policisë holandeze dhe më pas belge që së bashku filluan ta hetonin. Pastaj u përfshi Europol dhe Eurojust. Aty ka një përqindje të caktuar të komunikimeve në gjuhën shqipe. 10% e komunikimeve janë në gjuhën shqipe. Ajo që është e rëndësishme dhe sfida që kemi përballë, është pjesa që lidhet që gjithë komunikimet aty të bëhen pjesë e hetimeve të tjera. Aty ka shumë indicie të rëndësishme. Po të shikoni komunikohet që janë aty te rasti dosjes në fjalë, këto duhen përputhur me ngjarje të tjera. Mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të shkuar në një pastrim radikal të botës kriminale në Shqipëri”.

Shumë oficerë të policisë shqiptare kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale, pasi janë zbuluar se kanë komunikuar në aplikacionin Sky ECC dhe të tjera të ngjashme. Lidhur me këtë çështje, Balla deklaron se të gjithë punonjësit e policisë shqiptare do duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë pasur një pajisje të tillë.

“Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Nuk besoj që një punonjësi policie i duhej të kishte një qasje ose të zotëronte… Ky ka qenë një diskutim që më është dashur të konsultohem me drejtuesit më të lartë të Interpolit, sepse kjo ka marrë vëmendje të madhe, dhe ju jap të drejtë juve mediave, sepse unë mendoj njëlloj si ju, nuk e  gjej dot arsyen përse një punonjës policie duhet ta ketë një pajisje të tillë”, u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla.

/a.r

Next Post
Partia Demokratike: Berisha nuk ka më turp! Sa më i madh halli, aq më e pabesueshme gënjeshtra e tij

Partia Demokratike: Berisha nuk ka më turp! Sa më i madh halli, aq më e pabesueshme gënjeshtra e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In