Nesër shënohen 14 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku 4 protestues u vranë në bulevard para Kryeministrisë ndërsa në qeveri ishte Sali Berisha.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka kujtuar sot protestën e përgjakshme, ndërsa ka publikuar një video në facebook, ku shihen punonjësit e Gardës duke qëlluar me armë mbi protestuesit.
Balla kërkon që të bëhet drejtësi për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën, protestues të opozitës të cilët mbetën të vrarë gjatë protestave kundër qeverisë së PD.
“Drejtësi për 21 Janarin”, shkruan Balla krahas videos së publikuar.