• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Balla: Presidenti dhe liderët e opozitës s’heqin dot të drejtën e votës

by Java News
25/06/2019 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me banorë të rajonit nr.4 në Elbasan, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, renditi disa nga investimet më të rëndësishme që janë bërë në Elbasan duke nisur me arsimin.

Shkollat profesionale më të rëndësishme në vend, ndodhen në Elbasan, ato janë rikonstruktuar konform të gjitha normave ndërkohë që edhe një pjesë e mirë e shkollave të tjera janë tashmë institucione të denja arsimore. Po ashtu infrastruktura dhe një sërë investimesh të tjera janë kryer, apo janë në rrugë e sipër, punë e cila duhet të vazhdojë, tha Balla.

Kjo e bën të rëndësishëm 30 Qershorin, që reformat e rëndësishme të Shqipërisë të ecin përpara, po ashtu siç duhet të ecin përpara punët e çdo qyteti:

“Unë jam shumë i bindur që besimin që populli i Elbasanit do të japë në 30 Qershor do të shpërblehet sepse ne duam të punojmë e të çojmë përpara të gjitha angazhimet që kemi marrë.

Sot është një ditë e rëndësishme në rrugën e 30 Qershorit. Ne nuk kishim asnjë dyshim që do të binte dekreti i Presidentit të Republikës. Presidenti të cilin e kam votuar edhe unë.

Dhe nëse do të ktheheshim përsëri në të njëjtin kontekst politik do të bënim përsëri të njëjtën gjë sepse nuk kishim mundësi aso kohe të zgjidhnim një president tjetër.

Ky ishte i vetmi që rrinte me ne dhe i qante hallin atyre që ishin në çadër. Ata i la 3 muaj i mori në qafë, na u desh ne t’i nxirrnim nga çadra.

Sot Kolegji Zgjedhor, i ka dhënë përgjigje përfundimtare kujtdo që mund të kishte ndonjë dilemë. Shumica e shqiptarëve nuk kishin asnjë dilemë se përpjekja e Ilir Metës ishte një përpjekje për të penguar çdo qytetar shqiptar të shprehet me votë. E kemi fituar këtë të drejtë në vitin 1990 teksa shqiptarët fituan pluralizmin politik, fituan të drejtën e votës së lirë, ndryshuan më pas sistemin dhe me anë të Kushtetutës u përcaktua e drejta e çdo qytetari për të zgjedhur.

Një ditë të bukur zgjohet Ilir Meta dhe tha; zgjedhjet anulohen.

Po kush ta dha ty këtë të drejtë?

Sovranit nuk mund t’i heqësh të drejtën e votës.”

Për kandidatin Gledian Llatja, mbështetja e madhe qytetare do të thotë më shumë angazhim dhe detyrime ndaj çdo banori, për t’i shërbyer në 4 vitet e ardhshme dhe për të vijuar ato punë publike të cilat nuk janë mundur të realizohen deri tani./l.m

Next Post
Trump shënjestron liderin suprem të Iranit, i vendos sanksione Ali Khameneit

Trump shënjestron liderin suprem të Iranit, i vendos sanksione Ali Khameneit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In