Pas kërcenimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se do të publikonte fotografi të Taulant Ballës shoqëruar nga militantë që kanë probleme me ligjin, ka ardhur edhe reagimi i deputetit socialist.
Numri dy i PS-së ka publikuar disa fotografi ku kryedemokrati Lulzim Basha shfaqet krah një personi të arrestuar për drogë.
“Luftë politike me fotografi?
Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë.
Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂😂😂”, shkruan Balla.
/b.d



















