• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Përgjimet lojë politike, prokuroria të hetojë se kush i ka përdorur për shantazh

by Java News
17/06/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se përgjimet e publikuara nga Bild janë një lojë politike. Nga foltorja e Kuvendit ai i kërkoi prokurorisë të hetojë deri në fund këtë çështje.

“Ne nuk merremi me përgjime dhe të them të drejtën i neveris ato, madje as nuk i kam dëgjuar edhe pse janë publikuar të gjitha portalet.

Jo me kot bota, dhe ky është momenti për ta bërë edhe në një hap të tillë, ka vënë ligje dhe rregulla strikte për përgjimet, të cilat mund të jenë indice për hetim, por mund të jenë pa lidhje për faktet që servirin. Prandaj në asnjë vend përgjimet nuk japin vendime fajësie ose pafajësie.  

Të gjitha përgjimet në çdo rast duhet të hetohen në mënyrë të paanshme nga prokuroria dhe nëse kjo e fundit vendos dhe ka prova për të akuzuar dikë, janë gjykatat ato që vendosin nëse dikush është i fajshëm apo i pafajshëm.

Është shqetësuese pse hetimet për dosjen e telenovelës së përgjimet janë vonuar dhe si është e mundur që copa prerje, mbivendosje dalin në media. Kjo është lojë politike dhe prokuroria duhet të hetojë kush i ka përdorur ato përgjime për shantazh.

Dua ti kujtoj Lulzim Bashës, i cili për fat të keq e gjej veten subjekt të kësaj pakte ligjore. As paketën ligjore të reformës në drejtësi nuk e pengove dot dhe as paketën kundër pastrimit të parave nuk e pengon dot”, deklaroi Balla.

Balla tha se kryeopozitari Basha është i vetmi politikan që sa herë thirret në Prokurori nuk paraqitet.

“Ajo që ka ndodhur sot me mos prezantimin pëprara prokurorisë për të disatën herë është i vetmi politikan në Shqipëri që sa herë thërritet nga prokuroria nuk shkon para saj. 

Kështu kam denoncuar këtu e 12 vite më parë, teksa Basha thërritej nga Prokuroria për të shkuar për të dëshmuar për vjedhjen e shekullit, atë të 230 mln i gjetur fajtor nga hetimi i prokurorisë, por i shpallur  i pafajshëm për shkak të afateve nga ana e gjykatës. Një çështje që është mbyllur për afate, por jo për fajtor. Faji  i 230 mln euro ka për zotërues të vetin Bashën dhe ai fshihej me flet raportin e mjekut dhe raportonte para gjykatës se jam sëmurë. Sot ka gjetur një argument tjetër që nuk vlen”, tha Balla. 

g.kosovari

Next Post
Grabitja te “9-katëshet”, dëshmia e autorit: Kambistin e qëlluam me levë dhe…

Pranga 52-vjeçarit në Tiranë, ishte i dënuar me 5 vite burg në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In