Seanca e Kuvendi ka nisur me debate të forta të enjten paraditë, ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka përmendur sloganin “Bashkohuni të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Saliun”. Por fjalën e ka marrë deputeti Taulant Balla, i cili ka kërkuar nga kolegët të zbatohet etika.
“Në emër të 1 milion shqiptarëve të cilët para pak u konsideruan qelbësira pse janë bashkuar Sali Berishën, do t’ju kërkoja që të respektohej etika. Nuk janë aspak qelbësira ata që u bashkuan për të rrëzuar Berishën, por njerëz të ndershëm të këtij vendi nga veriu në jug” – tha Berisha.
Balla ka shkuar më tej duke thënë se Berisha është ‘zhdukur’ gjatë fushatës pasi kjo është një kërkesë e kompanisë që i menaxhon fushatën Partisë Demokratike.
“Ju ka këshilluar kompania amerikane që ju bën fushatën ta mbani fshehur Saliun këto ditë se ju prish punë” – tha Balla.
Ai u ndal te leja e ndërtimit të Bashës, i cili i ka dhënë pallatit të tij të drejtën të ngrejë një kat shtesë. Sipas Ballës, kjo është e vetmja punë që ka bërë Lulzim Basha në krye të Bashkisë Tiranë.
Por Paloka është ngritur sërish për replikë duke thënë se moralin duhet ta bëjnë ato që e dinë se çfarë është morali.









