• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla- opozitës: Ore ku jetoni ju? Po pres t’ia fusni tyryry! Ju ftoj nesër në Lushnjë për çmimet, vit i mbarë për katundin

by Java News
16/06/2022 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, sfidoi kolegët e opozitës në Kuvend, që akuzuan qeverinë për krizën e çmimeve, teksa i ftoi që të shkojnë nesër në Lushnjë për të parë me sa i kanë dhënë këtë vit fermerët produktet e tyre.

“Ju pres nesër kushdo nga ju, të shkojmë te grumbulluesit në Lushnjë, e t’iu thonë ata me sa ua morën produktet këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Ne nuk duhet të krahasohemi me ju, se s’kemi ç’të krahasohemi”, tha Balla.

Më tej, Balla foli me shifra, duke theksuar se produktet në eksport deri në vitin 2013 ishin 140 milionë dollarë dhe asnjë produkt blegtoral shqiptar nuk dilte jashtë kufirit, madje as në Kosovë, ndërsa sot sipas tij, vlera ka shkuar në 480 milionë dollarë, dhe brenda vitit 2025 do të arrihet parashikimi i 1 milion dollarëve.

“Është e pamundur që një ndërhyrje e tillë të zbatohet përgjatë vitit fiskal. Ne do ta rrëzojmë këtë nismë, kemi respektuar rregulloren e Kuvendit. Nuk po hyj fare në diskutimet e pavend që janë bërë, e ndoshta ndonjë rrëshqitje e gjuhës e ndonjë kolegu, se në fakt sektorët në ekonomi gjëja që i mat më mirë janë shifrat. Këtu ka deputetë të opozitës, Dashi nuk qenka, që është i gatshëm të dalë nesër e të shkojë të pastrojë nesër një kanal vaditës. Mirë do ishte, mund ta bënte këtë punë.

Dua t’iu them qartë se qeveria shqiptare në tetë vitet e fundit ka investuar dhe ka risiguruar, pas vitit 1990, duke vendosur nën ujë 230 mijë hektarë. Janë dhe 50 mijë, dakord, por deri në 2013 nuk ishte bërë asgjë, zero. Janë rehabilituar 14 diga rezervuarësh, në të cilat nuk ishte vënë dorë, dhe nëse nuk do të ishte vënë dorë, do të ishte rrezikuar jeta dhe do ishin shkaktuar katastrofa.

Më 2013, kontributi në eksporte ishte 140 milionë dollarë. Asnjë produkt blegtoral shqiptar nuk lejohej të dilte jashtë kufirit shqiptar, madje as në Kosovë. 460 milionë dollarë ka shkuar për vitin 2021. Eksportet shqiptare në bujqësi do të jenë të paktën 580 milionë dollarë, kur të mbyllet ky vit. Jam i sigurt që ne do të shkojmë në këtë shifër historike dhe jam po aq i sigurt që më 2025 do arrijmë atij, ku i kemi dhënë fjalët fermerëve, te 1 milion dollarë.

Ore më falni, nuk e di ku jetoni, se minimalisht çdo familje në fshat ka vështirësitë e veta, por shifrat flasin ndryshe. Është vit i mbarë ky për katundin, ka ndikuar dielli, koha e mirë e me lagështirë, këto i dinë agronomët.

Tha Dashi se s’kanë pas mend me punu. Po të mos ishte punuar toka, nuk do të rritësin eksportet. Është matematikë e thjeshtë, 7 herë 7 nuk bëjnë 49 këtu. Tani të vish këtu e të thuash se nuk po punohet, kur shifrat konfirmojnë të kundërtën, nuk shkon kjo.

Sa i përket tani Ballkanit të Hapur, se është një temë që e kam shumë përzemër dhe mezi pres që ndonjëri këtu t’ia fusni tyryry, sipas Saliut. E vërteta është se falë Ballkanit të Hapur ne eksportojmë produkte blegtorale. Domatja, meqë e keni merak, shkon në çdo treg.

Domatja shqiptare sapo doli, jo vetëm konkurroi në cilësi, por patëm fatin që këtë vit të shesim me çmim shumë të mirë. Ju pres nesër kushdo nga ju, të shkojmë te grumbulluesit në Lushnjë, e t’iu thonë ata me sa ua morën produktet këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Ne nuk duhet të krahasohemi me ju, se s’kemi ç’të krahasohemi”, u shpreh Taulant Balla./m.j

Next Post
EMRI/ Identifikohet personi që u gjet i pajetë në Milot, policia jep detajet e para. Dyshimet

Gjendet e pajetë një grua në Sarandë, ja çfarë dyshohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In