• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Opozita të vijë në Kuvend për statusin e minatorit

by A R
13/11/2018 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Opozita të vijë në Kuvend të miratojmë statusin e minatorit, naftëtarit dhe  metalurgut”, ka deklaruar deputeti i PS-së për Librazhdin, Taulant Balla ndërsa mori pjesë sot në fushatën e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste në Prrenjas.

Në fjalën e tij, Balla tha se aksioni kombëtar “Partia Socialiste e hapur për Ty” ka ndër synimet e veta kryesore afrimin e personave me reputacion publik, të angazhuar në nisma komunitare, profesionistë të spikatur.

Më tej, deputeti i PS-së Balla shtoi se “Fushata e anëtarësimeve të reja në PS vijoi me shumë të rinj e të reja, burra dhe gra të profesioneve të ndryshme në qytetin e Prrenjasit. Së bashku me deputetin Nuri Belba i uruam mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të Partisë Socialiste duke kërkuar prej tyre angazhim, ide dhe motivim për ta bërë më të mirë Prrenjasin dhe Shqipërinë”.

“Duke u ndalur tek investimet, dua të theksoj se Bashkia e Prrenjasit është një ndër përfitueset më të mëdha të investimeve për numër banorësh, në krahasim me 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit, në këto vite kur qeveria drejtohet nga Edi Rama. Tashmë ne jemi duke diskutuar buxhetin e shtetit për vitin 2019 dhe për Bashkinë Prrenjas për vitin e ardhshëm do të kemi shumë investime të parashikuara për këtë bashki. Ne do të miratojmë më datë 3 Dhjetor buxhetin e shtetit, nga i cili e ripërsëris presim shumë investime edhe për Bashkinë Prrenjas, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga opozita, në asnjë moment nuk është parë e diferencuar, përkundrazi është parë e favorizuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama”, tha Balla.

Balla theksoi se opozita duhet të vijë në Kuvend të diskutojë për statusin e minatorit.

“Meqenëse opozitës ne i kemi dhënë mundësinë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit, prej këtu do t’i kërkoja të vijë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të diskutojë, jo ta votojë, por të vijë e të diskutojë. 50 % e popullit të Bashkisë Prrenjas ka votuar për opozitën aktuale në Kuvendin e Shqipërisë. Detyra e çdo deputeti është të jetë në sallën e Kuvendit; të jetë aty; të diskutojë për statusin e minatorit; për statusin e naftëtarit; për rritjen e pensioneve” theksoi ai.

Po ashtu, Balla pohon se pensionistët do të marrin shpërblimin e vitit të Ri më të rritur se viti që lamë pas.

“Me këtë rast dua t’i garantoj të gjithë pensionistët se menjëherë në fillim të Dhjetorit do të fillojë të shpërndahet shpërblimi për Vitin e Ri që këtë vit është më i rritur sesa vitin e kaluar” tha Balla.

Gjithashtu Balla premtoi miratimin e statusi i minatorit, statusi i naftëtarit, statusin e metalurgut.

“Ndërkohë, në Kuvend presim nga Qeveria një projekt-ligj integral të tre statuseve; statusi i minatorit, statusi i naftëtarit, statusin e metalurgut, ky është një angazhim i marrë përsipër që do të çohet deri në fund. Pra, për këto është deputeti në Kuvend, për të diskutuar ligje, jo për të ndenjur nëpër hotele. Kemi 3 muaj, nuk dimë ende arsyen pse opozita nuk është në Parlament”, theksoi ai.

/b.d

Next Post
Erdogan pret përgjigjen e Salmanit për Khashoggin

Erdogan pret përgjigjen e Salmanit për Khashoggin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In