• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Nuk jemi në opozitë me LSI dhe PD, ja me kë do bëjmë koalicion…

by A R
25/07/2017 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesuesi i listë së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit,  Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it, të cilët janë duke pushuar në kampin veror në Jalë.

Në fjalën e tij përpara të rinjve, Balla u shpreh se kjo ka qenë një prej fushatave zgjedhore më të vështira, por edhe më të bukurat, po të kemi parasysh faktin që me këtë sistem zgjedhor çdo parti politike konkuronte më vete, është e vështirë që një forcë politike të mari më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.

“Si kudo dhe në Elbasan ne arritëm që të marim një mandat më shumë nga zgjedhjet e vitit 2013, duke i garantuar Partisë Socialiste 74 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, duke hapur një etapë tjetër të zhvillimit të Shqipërisë. Ne i kërkuam popullit që të na jepte një mandat që të qeverisnim vetëm, por kjo nuk do të thotë që ne do qeverisim vetëm, do jemi përsëri në aleancë, në koalicion, por tashmë në aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, – tha Balla. 

Duke u ndalur tek pristshmëritë e qytetarëve për qeverisjen e katër viteve të ardhshme, socialisti theksoi se katër vitet e ardhshme opozita e vërtetë janë të gjithë ata zyrtarë që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj qytetarëve. “Duhet të kuptojmë që në katër vitet që vijnë ne nuk jemi në opozitë me LSI-në, as me PD-në. Ne jemi në opozitë me të gjitha ata zyrtarë dhe punojës shteti të cilët nuk e bëjnë punën si duhet. Detyra jonë është që t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve një shërbim krejtësisht tjetër nga ky që është dhënë në 4 vitet që vijnë”. 

Në përgjigje të interesit të të rinjve Balla u shpreh se ne jemi zotuar para Shqiptarëve për shtet, punësim dhe mirëqenie, por kur flasim për këto edhe rinia ka një fjalë shumë të rëndësishme për të thënë. “Më e vështirë sesa fitorja vetëm është që ne t’i qendrojmë pritshmërive që njrëzit kanë ndaj nesh, sepse  pritshmëritë e shqiptarëve ndaj PS sot në korrik të 2017 janë shumë më të mëdha se në korrik të 2013 dhe në krye të katër viteve nëse ne do t’i qendrojmë angazhimeve tona do të jemipërsëri këtu në përfundim të një fushate tjetër zgjedhore  të 2021, ku nëse ne do ta ruajmë bashkëpunimin dhe komunikimin me njerëzit e  zakonshëm nuk është aspak e vështirë që PS në 2021 ti fitojë zgjedhjet. Ne nuk i fitojmë zgjedhjet për shkak se kemi kundërshtarë të dobët apo për shkak të sistemit zgjedhor, por i fitojmë zgjedhjet sepse jemi e vetmja forcë politike e besueshme për shkak edhe të faktit që kemi të vetmin lider të besueshëm nga shqiptarët për të drejtuar vendin”, – theksoi Balla.

Në përfundim të fjalës së tij, deputeti Balla theksoi se ne kemi bërë një pjesë të reformave, ajo në drejtësi është më e rëndësishme, tani po vazhdon implementimi i saj. Një reformë tjetër e madhe që e pret Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme që duhet mbyllur brenda vitit të parë të qeverisjes është reforma e administratës dhe strukturës administrative të qeverisjes.  /a.m.

Next Post
SARANDE/ Deti i rrezikshëm, policia shpëton 12 persona nga Tirana në Krorëz    

SARANDE/ Deti i rrezikshëm, policia shpëton 12 persona nga Tirana në Krorëz  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In