• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla nga Lushnja: Non grata një e shkuar politike. Si gjendet emri as në listën e votimit

by Java News
23/04/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Ballagatit në Lushnjë, nga ku është shprehur se emri i non gratës tashmë është një e shkuar politike, ku as në fletë votimi nuk gjendet më pasi emri i tij është fshirë edhe nga lista.

Balla theksoi se sapo Amerika e shpalli non grata, Saliu nuk ka më emër në fletë votimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mendohen mirë para se t’i japin votë Saliut pasi ai do ta përdori atë kundër Amerikës.

“Në ekipin përballë nesh është Saliu i cili ka fshirë emrin e tij dhe ka vendosur emrin e Ilir Metës. Tani le të më thotë demokrati më i paepur i Mallakastrës, kujt do ja japim votën më 14 maj, Ilir Metës, Nard Ndokës apo Vangjel Dules. Në fletën e votim koalicioni quhet “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, sepse le të përpiqet sa të dojë non grata, emri nuk i del më në fletë votimi. Sapo e shpalli Amerika non grata nuk ka më emër në fletë votimi dhe unë mendoj që kjo është diçka që njerëzit duhet ta mendojnë mirë, për çfarë duhet t’i japim ne një votë Sali Berishës sepse po i dhamë votë ai do ta përdorë atë kundër Amerikës. Prandaj unë mendoj që populli i kësaj zone duhet t’i bashkohet Eriseldës dhe Edi Ramës sepse e vërteta është që me votën që ju dhatë në 6 mars ne krijuam një model të ri në qeverisjen e bashkisë”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se vetëm qeveria me Edi Ramën bëri të mundur që të rriten pensionet dhe pagat, apo edhe mbështetja për bujqësinë.

“Kush mendon se mund të rrisë pensionet në Shqipëri, qeveria me Edi Ramën apo Ilir Meta me Saliun. Kush mendon se mund të japë mbështetjen për bujqësinë. I kemi provuar të dy, nuk kam gjë me kandidatin përballë por ka gjetur dyshen e gabuar. Këto ditë qeveria po rrit pensionet, po rrit pagat ku pasi kaluam pandeminë, tërmetin, luftën që po vazhdon mendoj se tani ka ardhur momenti që të fokusohemi tek pagat pasi përndryshe infermierët na ikin në Gjermani. Dhe thonë këta demokratët pastaj jo se po i rrisin për fushatë, por ne këtu do jemi në maj, qershor, në korrik, në gusht.

Si rriten këto për fushatë. Ç’lidhje ka fushata me pagën e infermieres, me pagën e mësuesit. Natyrisht që do i rrisim se ndryshe s’do të kemi mësues që të na mësojnë gjuhën shqipe. Qëllimi jonë është të ecim përpara, por vetëm me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën ne mund të ecim përpara duke lënë pas njëherë e përgjithmonë të shkuarën”, tha Balla.

Next Post
Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, nesër në Komitetin e Ministrave

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, nesër në Komitetin e Ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In