• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla nga Londra: Do t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të “Shqipërisë 2030”

by B K
21/03/2025 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me bashkatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Londër, ku prezantoi dhe kandidaten e diasporës, Vera Ndrecaj.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se për t’ju dhënë pasaportën e BE-së, na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat më i fortë se të treja mandatet e deritanishme.

“Prandaj, kush e do pasaportën e BE-së, të votojë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, sepse askush tjetër nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade. Pasaporta europiane e shqiptarëve nuk është vetëm liri hyrjeje në çdo kufi të BE-së, nga korridori pa radhë në çdo aeroport, port apo doganë tokësore, por është edhe liri qëndrimi në çdo pikë brenda kufijve të Bashkimit Europian,” deklaroi Balla.

Shqipërisë i është hapur një mundësi reale, tha ai, që në këto 4 vite që vijnë të hyjmë në BE. Kjo mundësi dhe kjo dritare nuk do të jetë gjatë aty dhe na duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik tani.

“Dhe një gjë duhet të jetë e sigurt në mendjen e secilit prej jush, edhe pse mund të thoni ne ishim në BE dhe Britania iku. Më tha një ish-ministër britanik për Europën: Taulant, duhet të hyni tani në BE. Më 11 maj kjo gjë duhet të ndodhë, sepse përballë nesh kemi nja dy bufa të tjerë që i kemi për hudhra dhe nuk ka një alternativë tjetër konkurruese. Nuk është për shaka kur themi ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Kjo është e sigurt. 17,500 shqiptarë që janë regjistruar këtu në Britani të marrin pjesë domosdoshmërisht në zgjedhje. Fletëvotimin, sapo të mbërrijë në shtëpi, plotësoje dhe dërgoje.”

Duke kërkuar votën e bashkatdhetarëve për Partinë Socialiste, Balla konfirmoi se qeveria shqiptare ka nisur negociatat me britanikët që shqiptarët, të cilët janë me letra kosovare, të regjistrohen me emrin e vërtetë.

“Në ditët e para të prillit, në secilën prej shtëpive tuaja apo adresave që ju keni dhënë, do të mbërrijë një zarf me postë, fleta e votimit për secilin prej jush. 17,500 shqiptarë janë regjistruar në Britaninë e Madhe. Do të kisha dashur që nga Britania e Madhe të kishim më shumë votues shqiptarë që të merrnin pjesë. E shoh me pozitivitet këtë numër, sepse jam optimist nga natyra, se ky numër do të vazhdojë të rritet. Por e di fare mirë që ajo që tha Kryeministri Rama në nëntor të vitit të kaluar duhet të ecë përpara: angazhimin tonë që ne duhet të zgjidhim përfundimisht, bashkë me qeverinë britanike, çështjen e regjistrimit me gjeneralitetet e vërteta të pothuajse 100 mijë shqiptarëve që jetojnë këtu, që mbërritën në vitet ’98-’99-2000 dhe për arsye që i dimë, u regjistruan me gjeneralitete të tjera. Sot jemi në momentin që mund t’ua konfirmoj zyrtarisht që kemi nisur negociatat me qeverinë britanike për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.”

Balla informoi shqiptarët në Britaninë e Madhe edhe për një arritje të qeverisë shqiptare: miratimin e ligjit për Paketën e Maleve, që i jep zgjidhje një halli të madh, siç tha ai, të shfrytëzimit të pronës familjare pa burokraci dhe vetëm me 1 euro.

“Sapo miratuam Paketën e Maleve, që i japim zgjidhje një halli që, po të ulem me secilin prej jush, e keni hall kryesor: secili prej jush ka një pronë që s’ka asnjë letër, që e ka ndërtuar babai, që ia ka lënë gjyshi, një copë tokë që keni 30 vjet që e keni pa letër. Kemi miratuar një ligj që ju s’keni për të bërë më asnjë përpjekje, as ju duhet të fusni më mik. Mjafton të çoni një kërkesë te bashkia që kjo tokë është e imja, kam 30 vjet që e kam unë dhe s’kam asnjë copë letër, dhe me vendim bashkiak të jep titullin e pronësisë. Do të paguash 1 euro për gjithë tokën. Sot Shqipëria jonë është më e respektuar se asnjëherë tjetër në 113 vitet e fundit, që nga 1912 kur u shpallëm shtet i pavarur.”

Balla kishte dy fjalë edhe për personat jashtë sallës:

“Është një fletëvotimi ku nuk duhet të lodhesh shumë. Në mes, shiko nr. 5, Partia Socialiste, Edi Rama. Mbaje aty kryqin ose plusin, si të duash, dhe e ke dhënë votën ku duhet. Të tjerat i kemi për hudhra, dy hudhra që s’duhet me i lënë në stadium se na prishin punë. Do të fitojmë. Sa herë paraqiten ata, na mbushen sallat. Jam sot për të kërkuar mbështetje në radhë të parë për PS, Kryeministrin Rama, por edhe në listën preferenciale. Pasi ke votuar PS, voto njërin nga kandidatët e PS, dhe nëse voton vetëm për subjektin, vota jote është e vlefshme.”

Balla tha se Partia Socialiste mbajti fjalën për votën e diasporës dhe se më 11 maj shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër. Socialistët duhet të marrin jo vetëm shumicën për të qeverisur, por falë motrave dhe vëllezërve të diasporës të marrin një mandat për një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Takimi u mbyll me një përshëndetje për Edi Ramën: “Shqipëria 2030 fillon me fitoren e PS në Londër,” deklaroi Balla.

 

Next Post
LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë, Rama prezanton kandidatët

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë, Rama prezanton kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In