• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balla në Komisionin e Sigurisë: Projektligji i ri shënon reformim dhe ngritje në nivel tjetër të Policisë

by Java News
19/07/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbahet ditën e sotme Komisioni për Sigurinë Kombëtare për shqyrtimin në parim të projektligjit për Policinë e Shtetit. I pranishëm në këtë komision është edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka thënë se ky projektligj do të reformojë dhe do të ngrejë në një tjetër nivel Policinë e Shtetit. Gjatë fjalës së tij para Komisionit të Sigurisë, ministri Balla ka shtuar se ligji i ri përmirëson zhvillimin profesional të punonjësit të policisë.

Pjesë nga fjala e Ballës

Nisma për të hartuar një ligj të ri për Policinë e Shtetit ka qenë një hap i rëndësishëm përsa i përket përmbushjes së detyrimeve tona në rrugën drejt anëtarësimit në BE për detyrimet që lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës. Kjo nismë krijon infrastrukturën për forcimin e kapaciteteve të Policisë në përgjigje të kërkesave integruese në fushën e rendit dhe sigurisë për çdo sfidë në luftën kundër krimit. Flas për krimin në vend, ndërkufitar dhe atë në nivel ndërkombëtar.

Ndihem krenar për faktin që iniciativa të ndryshme ligjore përsa i përket përmirësimit të kuadrit ligjor për përmirësimin e Policisë së Shtetit kanë ardhur për një zgjidhje të të gjitha çështjeve që duhen adresuar për të konsoliduar përvojën deri më tani dhe për të ju përgjigjur të gjitha sfidave nga 2024 në vitet pasardhëse, shtuar dhe sfidën e një vizioni, Shqipëria 2030, vend anëtar i BE-së.

Projektligji është një sipërmarrje e përgjegjshme e iniciuar që në Shtator 2023 dhe procesi i hartimit të tij i është nënshtruar një qasje shumë të strukturuar e shtrirë në kohë, me një punë konstante, një diskutim konstruktiv me Policinë e Shtetit, nënvizoj konsultimin prej ditës së parë me partnerët ndërkombëtarë, bazuar në analiza me qëllim konsolidimin për ligjin ekzistues. Gjithçka që ka qenë e mirë nga ligji ekzistues, është përforcuar.

Hartimi i ligjit është mbështetur në analiza të thelluara, të mbështetura në modelet e Policisë së Shtetit bazuar në modele si ai i Italisë, Sllovenisë, Rumanisë, etj, me eksperienca të ngjashme si dhe ekspertizës së organizatave ndërkombëtare. Ky projektligj ka kaluar përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe me institucionet e pavarura të vendit.

Ligji, sjell reformim dhe ngritje në një nivel tjetër i Policisë së Shtetit. Iniciativa ligjore që shqyrtohet sot në parim ka marrë gjithë mbështetjen e partnerëve dhe ka marrë edhe nga institucionet e pavarura në vend si një reformë e thellë e Policisë së Shtetit.

Ky ligj do të mundësojë adresimin dhe rekomandimin e organizmave ndërkombëtarë për krijimin, për plotësimin e strukturave që nuk i kemi, plotësojmë ato që i kemi me një organizim më efektiv. Në thelb përmbushjen për të plotësuar integritetin e institucioneve në vend, veçanërisht me qasjen drejt implementimit të konceptit: Policia pranë komuniteteve.

Përmirëson:

-Organizimin e Policisë së Shtetit.

-Funksionimin e strukturave policore në të gjitha nivelet.

-Zhvillimin profesional të punonjësit të policisë.

-Dëshirën tonë për të garantuar ecjen në karrierë të punonjësve të policisë.

Kërkojmë që me këtë ligj të marrim mbështetjen tuaj. Sapo ta miratojmë, ia dorëzojmë Kosovës që na kanë kërkuar ta marrin si model.

Next Post
Deputeti gjerman “godet” Serbinë: Gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar

Korçë\ Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë, Gjykata e liron 71-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In