Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka replikuar me kreun e PD Lulzim Basha pasi ku i fundit tha se ai është garanti i 3.4 mln eurot e kapura në Toyota.
Duke folur nga foltorja e Kuvendi teksda i tregonte foton ku basha ka dalë me vëllain e një përej dy personave të kapur për eurot Balla i tha kryedemoratit se e pret të martën tek Krimet e Rënda.
“Lulzim çoje kokën, të martën të pres në gjykatë. Lulzim të martën të pres tek Krimet e Rënda, mos merr raport dhe mos ik në Holandë”, deklaroi Balla
Nga ana tjetër, Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Taulant Balla është përgjuar nga shërbimet e huaja për 3.4 mln eurot e sekuestruara në “Toyota Auris” në Portin e Durrësit 10 ditë më parë.
“Jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke dhënë garanci. Ua kanë vënë kryqin, kryqin e madh ua kanë vënë shqiptarët“, deklaroi Basha
a.ç











