• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: LSI duhet të kthejë përgjigje për koalicionin si ta duan ata

by A R
18/03/2017 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PS pret një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asambleja e dhjetorit. 1 prilli është dita e përvjetorit të 4 të koalicionit dhe socialistët presin konfirmimin nëse më 18 qershorit aleati në Qeveri, do të dalë përkrah tyre apo jo.

“1 prilli s’ka ardhur akoma, ka ende ditë. PS i bëri ftesë publikisht LSI që të jetë pjesë e aleancës. LSI duhet dhe do të kthejë përgjigjje si ta duan ata. Kjo është një çështje që tashmë PS e ka thënë fjalën e saj. I takon kolegëve të LSI, që edhe ata të shprehen për këtë çështje. Është tërësisht një zgjedhje  e tyre, ne e kemi thënë fjalën tone”, thotë Balla.

Në kushtet kur 9 prilli është afati i fundit për ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor, Taulant Balla fton edhe një herë të fundit opozitën dhe bashkëkryetarin e komisionit Oerd Bylykbashi që t’i bashkohen tryezës, ndonëse për të PD po bojkoton Parlamentin dhe komisionet me një qëllim të qartë.

“Ftesa për PD është gjithnjë e vlefshme. Unë mendoj se gjithçka mundohet të shprehë opozita si shqetësim për zgjedhjet e 18 qershorit, tat hemi troc, është vetëm një alibi. Ne e kemi ditur që prej fillimit, prej tetorit, që PD nuk e kishte seriozisht reformën zgjedhore.

Prej fillimit PD ka qënë kundër rekomandimeve bazë të OSBE/ODHIR, mbi të gjitha depolitizimin e komisioneve. Nqs shqipëria duhet të bëjë një reformë historike për zgjedhjet, ajo është vetëm depolitizimi I komisioneve.

Nuk ka një vend që të ketë kaluar në mënyra drastike nga sistemi tradicional në atë elektronik në një kohë kaq të shkurtër, 3 muaj, 6 apo 12 muaj. Kërkon një kalim me faza, nga faza pilote, zgjedhjet lokale janë moment më oportun”, thotë ai.

Balla ka një përgjigje edhe për deklaratat e demokratëve për shtyrje apo bojkot të zgjedhjeve më 18 qershor.

“Nuk ka asnjë fije dyshimi që 18 qershori do jetë dita e zgjedhjeve. Kush merr pjesë do vlerësohet, kush nuk merr pjesë është cështje e atyre dhe mbajnë përgjegjësinë para popullit. PD nuk ka asgjë konkrete sa i përket standardit të zgjedhjeve.

PD bojkotin e parlamentit nuk e ka aspak të justifikuar në argument të qënësishëm por e ka për shkak të bojkotit që do ti bëjë dhe dëmtimit që do I krijojë ecjes përpara të procesit të vettingut. Është një sabotim me kosto shumë të mëdha për shqipërinë”, deklaroi deputeti socialist.

PS thotë se nuk ka më kohë për ndërhyrje në kod, duke iu referuar këtu edhe propozimeve të LSI duke nisur nga kërkesa për listat e hapura.

Next Post
Tronditet Pogradeci, gjendet i vdekur në rrugë 37-vjeçari

Ndërhyn të shuajë sherrin e nipit në Tiranë, vritet me çifte nga 16-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In