Deputeti socialist Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend për punimet në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ai u shpreh se këto punime do të përfundojnë më 31 tetor. Megjithatë, Balla tha se para të përfundojnë punimet në këtë aks, duhet së pari të dëmshpërblen pronarët e tokës.
Me këtë rast, Balla kritikoi ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj, që nuk është marrë ende me çështjen e kompensimit të pronarëve të tokës.
“Ne duhet të krijojmë një strukturë të posaçme për rrugët në Shqipëri. BE ka një qasje tjetër për prokurimet publike. nNe kemi nisur në gjithë këto vit shumë rrugë, një pjesë e tyre të lëna rrugëve sepse projekti gjeologjik çalon. Nuk mund të ndodh që në 4 vende të ndryshme në një aks 11 km që të ketë rrëshqitje të paparashikuara. Këto janë rrugë që u nisën për përfitime elektorale. Këto rrugë kanë nevojë për audit. KLSH ka kryer një audit për autostradën Tiranë-Elbasan, dhe duhet të qartësohen përgjegjësitë. Doja ti kërkoja zotit Dervishi, duhet t’i japim një përgjigje banorëve të zonës ku kalon rruga. Në zonën e Gracenit janë dëmtuar basenet dhe kanalet vaditëse. Në 31 tetor shpresoj të mbarojmë rrugën në Elbasan, ky është një lajm i mirë. Por ende nuk janë dëmshpërblyer pronarët. Ky është një plagë e vjetër. Të gjithë e kujtojmë që kësaj rruge i është prerë dy herë shiriti dhe arsyet se pse jemi këtu sot është se në shumë pjesë të saj ishte që të mbaronte rruga në 23 qershor 2013. Ne grupet e maxhorancës e mbështesim kalimin e kësaj marrëveshje që financon këtë rrugë siç na është garantuar nga Ministria e 31 tetorit”, tha Balla në fjalën e tij. Menjëherë pas fjalimit të Ballës, ka reaguar kryeparlamentari Ilir Meta.
Ai ka kërkuar nga ministry Dervishaj të ngrihet dhe të japë sqarime.
“Zoti ministër, merr fjalën dhe jep sqarime”, tha Meta.
Pas këtyre deklaratave ka ndërhyrë ministri i Transporteve Deervishaj i cili sqaroi fondin shtesë prej 35 milionë eurosh për rrugën Tiranë-Elbasan dhe ndërhyrjet.
“Kërkon një shtese prej 35 milion dollarësh, është dakortësuar nga të gjitha palët dhe nga Ministria e Financave. Dua të theksojë se ka ndodhur një aksident që ka shkaktuar vonesë në kohë dhe kosto në shtesë, dua të evidentojë se ka pasur që në fillim të këtij projekti studim jo të plotë gjeologjik. Rrëshqitja është rreth 10 km që kërkonte studime të plota.
Kjo është për shkak se në fillim ka pasur nxitim për ta përfunduar autostradën shpejt dhe që krijuan edhe problematikat e shfaqura. Kemi dhënë shpjegim, aty ku ka shkelje do ketë dhe masa por gjeja më e rëndësishme është të përfundojmë rrugën. Në pjesën e Ibës po punohet për devijimin e lumit. Praktikisht ka përfunduar një studim i plotë gjeologjik. Kjo rrugë do përfundojë brenda vitit, pasi po punohet me intensitet të plotë. Me rëndësi është që rruga të bëhet me parametrat e duhura.
Padyshim që i mirëkuptoj shqetësimet e deputetëve të nderuar. Ku ka shkelje do ketë edhe masa, por gjëja më e rëndësishme është të përfundojmë rrugën, pasi i nevojitet qytetarëve shqiptarë. Kjo kërkesë për kredi ka kaluar në të gjitha hallkat dhe përmes diskutimit”, – tha Dervishaj”, deklaroi Dervishgaj. /a.m.










