• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla “kritika” BE-së: S’mbajti fjalën për Kosovën. Shqipëria ka bërë ecuri të suksesshme

by Java News
22/02/2020 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se Shqipëria ka bërë ecje progresive sa i takon përmbushjes së kërkesave si dhe zbatimit të reformave, siç është ajo e drejtësisë.

Në një prononcim për ‘News24’ Balla tha se destinacion i Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian, ndërsa ‘kritikoi’ procedurën e vendimmarrjes së këtij institucioni lidhur me vendet që pritet të anëtarësohen. Po ashtu ai tha se është e pafalshme fakti që ende popullit kosovar i është mohuar e drejta për të lëvizur lirshëm, duke liberalizuar vizat.

“Në kryeqendër të diskutimeve lidhur me të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, ku kolegë të BE, ndër to dhe Isabel Santos, dhe përfaqësues të shumë vendeve anëtare, po diskutojnë me përfaqësues të Ballkanit perëndimor atë që është konkluzioni i të gjithëve që; vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE. Edhe pse brenda Ballkanit Perëndimor ka ecje me shpejtësi të ndryshme. Me rëndësi është që në fund të marsit vendimi për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por njëkohësisht dhe akordimin dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën janë të rëndësishme. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme që BE mos të mbajë fjalën e dhënë popullit të Kosovës për mosliberalizimin e vizave. E rëndësishme është që dhe vet BE besoj tashmë e ka kuptuar se duhet ndryshuar vendimmarrja brenda BE. S’mund të jetë BE i njëjtë sikur ishte me 27 vende. Mbrëmë në Këshillin Europian për diskutimin e buxhetit afatmesëm spati një vendim. Pati ngërç, tregon se BE duhet të ndryshojë sistemin e vendimmarrjes. Jetojmë në një moment të rëndësishëm për vet BE dhe garantimi i një rruge të besueshme për çdo vend që anëtarëson të integrohet në BE është në kredibilitetin e procesit. Ky proces me metodologjinë e re ka marrë një spunto, një fillim të ri. Duhet të jetë i bazuar mbi meritën. Shqipëria ka bërë një ecuri të suksesshme sa i takon përmbushjes së detyrimeve që ka pasur në rrugën e vet. Reforma në drejtësi mbetet një moment i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë. Nga më shumë se 220 prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar në këtë proces, 84 prej tyre janë shkaktuar se nuk plotësojnë kushtet e vettingun dhe 35 janë largua me dorëheqje. Më shumë se gjyma e tyre që kanë kaluar në vetting, s’janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Kjo tregon se sa e thellë ka qenë korrupsioni dhe lidhja e tyre kriminalë. Drejtësia duhet të vepronte mbi ta në radhë të parë. Për ne socialistët kjo konferencë është e lidhur me kongresin tonë që zhvillohet javën e ardhshme. Kjo konferencë i paraprinë një prej çështjeve tona, që lidhet me platformën tonë sa i përket integrimit, politikës sonë të jashtme. Javën e ardhshme kongresi do te jetë i shtrirë në tre ditë, me diskutime, dokumente të rëndësishme, që i shkojnë për shtat partisë më të madhe dhe të vetme progresiste në vend.”, tha Balla.

g.kosovari

Next Post
“Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e…”/ S’ndalet Meta, vazhdon me thirrjet për protestën e 2 marsit

"Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e..."/ S’ndalet Meta, vazhdon me thirrjet për protestën e 2 marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In