• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla i përgjigjet Bashës: Të ulemi pa asnjë paragjykim e kusht. I mirëpresim propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese. Rregullorja e Kuvendit s’është statut partie

by Java News
25/10/2021 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Parlament u shpreh se mazhoranca mirëpret propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese.

Sipas Ballës, ato janë 100% kushtetuese, ndërsa bën apel që të ulen dhe të diskutojnë pa asnjë paragjykim apo kusht.

“Ky është raporti i parë që të gjitha detyrat e lënë sa i përket reformës në drejtësi skontohen si të arritur nga Shqipëria. Duke iu referuar edhe afatit të Gjykatës Kushtetuese. Natyrshëm është edhe adresimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sistemin zgjedhor. Të gjithë e dimë që është në praktikën parlamentare që me fillimin e një sesioni të ri parlamentar, kuvendi ngre edhe një komision të posaçëm të reformës zgjedhore.

Nga ana e Ramës është bërë e ditur oferta jonë për tu ulur pa asnjë kusht dhe paragjykim. Qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për çështje të tjera që duhet ti adresojmë,

Për PS kur flitet për reformën zgjedhore një cështje ka qenë çështje themelore, garantimi i votës së shqiptarëve jashtë territorit.

Për 25 prillin e 2025 ne do kemi kohën e mjaftueshëm për ta adresuar këtë çështje dhe që shqiptarët kudo qofshin të kenë mundësinë të marrin pjesë në vendimmarrje.

Kështu që në këtë aspekt unë nuk do të hyj në përgjigjen e propozimeve tuaja për ndryshimet kushtetuese. Ju keni propozuar një sërë çështjet, e mirëpresim 100%, është një e drejtë që buron nga kushtetuta, janë 28 firma deputetësh që e vënë kuvendin në punë.

Të presim plotësimin e afatit për të hyrë në një procedurë parlamentare dhe në këtë aspekt natyrshëm që do ti shqyrtojmë të gjitha nën dritën e rekomandimeve të ODIHR, kur bëhet fjalë për zgjedhjet, rekomandimet e Venecias për çështje të tjera dhe të ecim përpara”, u shpreh Balla.

Një këshillë, Taulant Balla kishte për opozitën për të zhbllokuar ngërçin në Komisionin Hetimor për zgjedhjet:

“Për fat të keq, një prej komisioneve të ngritura ka hyrë në një ngërç, unë do ju kërkoja që nëse ju doni që komisionet parlamentare të funksionojnë duhet ta kuptoni që rregullorja e kuvendit nuk është statut partie, por rregulloret e komisionet që kërkohet të miratohen duhet të zbatojnë praktikat e parlamentit.

Nuk mund të votosh në komisioni hetimor parlamentar nenet nga 1 deri te 16, pa kaluar tek neni 2. Janë disa norma parlamentare që do të kërkoja ti respektoni. Jemi edhe ne të interesuar që komisionet hetimore të bëjnë detyrën e tyre. Në përfundim do ketë dy raporte, një të shumicës dhe një të pakicës”, tha Balla./m.j

Next Post
“Aleat i Shqipërisë në rrugën drejt BE”/ Rama takohet me kryeministrin e Bavarisë në Gjermani

"Aleat i Shqipërisë në rrugën drejt BE"/ Rama takohet me kryeministrin e Bavarisë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

January 31, 2026
Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

Restaurimi i afreskut në Bazilikën e vjetër në Romë shkakton debat, një nga engjëjt i “ngjan” Giorgia Melonit

January 31, 2026
Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

January 31, 2026
Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

Kur debati publik shndërrohet në urrejtje: përballë agresionit ideologjik dhe intimidimit

January 31, 2026
Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

Shiste kokainë në qendrat tregtare, arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

January 31, 2026
Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

January 31, 2026
Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

January 31, 2026
Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, procedohet 44-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

January 31, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In