• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Balla: I korruptuari është Basha, fajtor për vjedhjen e 230 milionë dollarëve

by A R
21/12/2015 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Taulant Balla replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e quajtur si njeri që nuk rri dot pa hedhur baltë mbi këdo që mendon ndryshe. “Këtë e ke bërë, jo vetëm me kundërshtarët politikë, por edhe në PD. Je një gënjeshtar 71-vjeçar”, i tha Balla, i cili në fillim e ngacmoi duke i kujtuar mesazhin që i dërgoi disa javë më parë dhe Berisha e lexoi në Kuvend si denoncim nga një qytetar.

“Miqësisht, mos u merr me ato mesazhet se ato të gënjejnë. Ta kanë marrë dorën njerëzit, të çojnë mesazhe kot më kot”.

Balla e quajti protestën e sotme të opozitës si “funebër”, pasi aty munguan të rinjtë dhe erdhën të moshuar.

“Më funebër se protesta juaj sot nuk kishte. Thatë që do vinte rinia por erdhën të vjetër. Ishte një protestë pa kauzë, që ka për qëllim vetëm rikthimin e asaj kaste që një milion shqiptarë e larguan me votë”, tha Balla.

“Jeni larguar me votë zotëri, me një milion vota. Tentuat të bllokonit punimet e Kuvendit. Është normale që të mos e votosh buxhetin, siç nuk e kemi votuar edhe ne buxhetin tuaj dhe nuk po ua kërkojmë të votoni tonin. Por është kulmi që një forcë politike të rrethojë kuvendin për të mos lejuar votimin e buxhetit. Kjo është një mazhorancë e ardhur me votë dhe do të jenë përsëri të njëjtët qytatë do të tregojnë me votë nëse janë të kënaqur apo jo nga kjo qeveri.

Nuk mund të bëjhen zgjedhje të parakohshme sa herë që Basha ka frikë se humbet postin në SHQUP, kur kanë kaluar vetëm pesë muaj që kur shqiptarët votuan përsëri pro kësaj mazhorance.

Basha e Berisha flasin për revolucion nga njerëzit e pakënaquar. Po atëherë pse PD ka paguar njerëzit për të gjuajtur me gurë? Kur ka revoltë popullore, nuk paguhen njerëzit”.

Balla iu kundërpërgjigj edhe akuzave për korrupsion.

“Thoni që qeveria ëshë e korruptuar, por nuk mund ta vendosë dot tagrin e të korruptuarit Lulzim Basha, të cilin Prokuroria e ka gjetur fajtor për shpërdorimin e 230 milionë dollarëve në Rrugën e Kombit.

Nuk e vendos dot ti Sali se kush është i korruptuar, pasi për tetë vjet punove vetëm për të pasuruar familjen tënde. Keni ngritur një departament të tërë për shpifje, por nuk mund të quhen prova mesazhet që ti i nis Ristanit dhe Ristani ty. E gjitha kjo ndodh se patriarku ka kuptuar se ka dështuar me zgjedhjen e Bashës në krye të PD. Kjo është e vërtetë, Bashën nuk ta do më askush, as brenda partisë, as në publik.

Por Berisha e di që ky është dështim i Berishës, se po të ishte për Bashën nuk kishte fituar as zgjedhjet në parti dhe as bashkinë më 2009”.

 

Next Post

Kërkesa për gjykim të veçuar, çështja ‘Doshi’ shkon në Kushtetuese  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In