Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se mazhoranca është e hapur për diskutime, por shtoi se deputetët e opozitës “nuk mbajnë, kur u kthehesh”.
“Sot ju përmenda një fakt që për disa u duk qesharak. Ju kujtova Bundestagun gjerman. Në 2025, në Bundestagun gjerman kanë qenë 83 ligje dhe s’u miratua asnjë. Ftesa përsëri është e hapur. Nëse doni të punojmë së bashku, bujrum. Por, jo me këtë gërdufje. Pa forcë, pa molotov, pa ekses, pa dhunë, pa gërdufje, bujrum, t’i miratojmë! U tha këtu se nafta në Shqipëri vjen më shtrenjtë se në vendet e tjera. Nafta është mall burse. Kompania që e sjell në Shqipëri, Britsh Petroleum, është një nga 3 kolosët. Zoti kryetar, se këta kur u kthen përgjigje, indinjohen se nuk mbajnë. Kjo kompani e shet me çmim burse naftën. Ju kujtoj se është në turpin tuaj që keni munguar në Kuvendin e Shqipërisë në deklaratën ndëshkuese, dënuese të Kuvendit, ndaj regjimit dhe Gardës Revolucionare të regjimit iranian. Bordi i Transparencës është mekanizëm i përdorur edhe 4 vite me parë kur Rusia sulmoi Ukrainën, dhe ka dhënë efektet e veta. Këto do t’i diskutojmë kur të vijë diskutimi i projektligjit”, tha Balla.
“Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër. Mund të ketë raste dhe propozime që bëjnë sens. Por, jemi të gatshëm që nismat tuaja ligjore t’i diskutojmë”, shtoi Balla.











