Deputeti Taulant Balla pretendon se akuzat e Sali Berishës për të si kultivues kanabisi janë formuluara nga vetë Balla.
Socialisti ka nisur disa ditë më parë një sms anonim ish-kryeministrit dhe ky më pas e lexoi në Kuvend.
“I dërgova sms ku i shkruaja se “Taulant Balla ka mbjellë kanabis në Librazhd” dhe ky e lexoi këtu”, tha Balla. Më kishin thënë se Sali Berisha lexon sms-të e qytetarëve edhe kur janë barcaleta dhe tani e provova vetë. Tani e besoj”.
Berisha u përgjigj se nuk ka vetëm një sms, por disa sinjalizime nga njerëz të ndryshëm se Balla ka parcelë kanabisi në Librazhd.









