• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

by A R
19/02/2026 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e sotme parlamentare iu përgjigj kërkesës së deputetit Gazment Bardhi për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

Balla i është kthyer Gazment Bardhit, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit se po gënjen. Ai tha se në Kuvend nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet ministrat dhe deputetët, por ka një kërkesë për dhënien e autorizimit për masë sigurie.

Balla theksoi se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqje imuniteti, pasi sipas tij “as deputetët dhe as ministrat nuk kanë imunitet”.

Ai sqaroi se bëhet fjalë vetëm për një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve është caktuar për datën 23 shkurt, ora 10:00.

Balla u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se “ka një vendim 8 me 0, por pa jurisprudencë”, pasi gjykata nuk ka prodhuar një zgjidhje të qartë.

Ai shpjegoi se katër anëtarë të Kushtetueses kanë deklaruar se GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, parlamentit dhe presidentit, ndërsa katër të tjerë kanë po të njëjtin qëndrim për ndërhyrjen, por mendojnë se zgjidhja duhet të vijë nga ligjvënësi kushtetues.

“Të gënjesh është edhe profesion dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë që ka vendim 8 me 0, por nuk ka një vendim të tillë. Ka vetëm një lexim pa jurisprudencë. Ne do ta vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve, sepse është e papranueshme përpjekja e një pushteti për të pezulluar një pushtet tjetër”, u shpreh Balla.

Balla i kujtoi Bardhit, se zyrtari i lartë i BE nuk pranoi që të takonte Sali Berishën.

“Meqë më përmende një mik të vyer të Shqipërisë si David Mcallister. Një ndër gjerat që ai tha, është ajo që ua tha ju. Protestat e dhunshme janë të papranueshme për një demokraci funksionale. Thirrja ime ndaj jush dhe ndaj atij që nxit dhunën  është e papranueshme për një parti që është anëtare e PPE. Të besoj që ai tha edhe diçka tjetër, nuk e takoi Sali Berishën. Këta nuk i takojnë as aleatet e vetë. Sa për akuza korrupsioni duhet të jemi të qartë, akuzë për korrupsion e keni aty mes jush, kryetarin tuaj. E mban mend ca bërtisje më 23 janar, Bordi i Paqes ta harrojë, Edi Rama nuk do të shkojë dot kurrë. Mbani telefonat ndezur, mbani televizorët ndezur në orën 16:00 Rama dhe Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes aty ku i takon Shqipërisë të jetë. Ju nuk ju erdhi Mcallister te partia, mirë që mori Jorida, Michael Gahler se do kishit mbetur bosh”, deklaroi Balla.

Next Post
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In