• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Gjermania donatori më i rëndësishëm për Shqipërinë

by Java News
29/04/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mirënjohje Gjermanisë dhe Kancelares Anxhela Merkel për vëmendjen e veçantë dhe mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në BE”, ka shkruar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një postim të bërë në Facebook, Balla shkruan se “Mbështetja gjermane për Shqipërinë, e përllogaritur prej vitit 1988 kur rivendosëm marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike, shkon gjithsej në më shumë se 1 miliard euro, duke e vendosur Gjermaninë si donatori më i rëndësishëm për Shqipërinë”.

“Në 30 vite, Gjermania ka mbështetur një numër shumë të madh projektesh në sektorë të shumtë e të ndryshëm, duke arritur suksese të konsiderueshme për zhvillimin e Shqipërisë. Kushtet e jetesës së popullit shqiptar janë përmirësuar dukshëm, ndër të tjera edhe falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer, duke kontribuar që Shqipëria të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian.

Rreth 1 milionë banorë në zonat urbane të Shqipërisë konsumojnë tashmë ujë të pastër dhe më cilësor, falë investimeve të Bashkëpunimi Gjerman në sektorin e ujit që kapin shifrën e 392 milionë Eurove.

Ndërsa 332 milionë Euro të tjera janë investuar në energji dhe për eficencën e energjisë. Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Malin e Zi i dha fund ndërprerjeve të energjisë në vend. Kurse rindërtimi i godinës së Qytetit Studenti nr. 2 në Tiranë sipas parimit të eficencës së energjisë ka përmirësuar kushtet e jetesës për 1.200 studentë”, shprehet deputetit i PS.

58576614_2206782689367320_3155761013538684928_n

“Në sektorin e Zhvillimit Ekonomik, prej 1988-s janë investuar 171.6 milionë Euro. Mbi 7.200 fermerë janë mbështetur me grante, kredi dhe garanci krediti; 10.000 të rinjve u është ofruar Arsim Profesional dhe trajnime ndërsa rreth 200.600 biznese përballen me më pak procedura burokratike.

Për mjedisin, konkretisht për sektorët e ruajtjes së biodiversitetit dhe menaxhimit të mbetjeve, Bashkëpunimi Gjerman ka investuar rreth 47.9 milionë Euro si dhe është aktive në mbrojtjen e klimës. Një tjetër fushë është ajo e konsulencës mbi mundësitë ligjore të emigrimit drejt Gjermanisë si dhe të mbështetjes së integrimit të personave të rikthyer.

Në gjashtë vitet e fundit marrëdhëniet kanë hyrë në një fazë të re edhe më intensive bashkëpunimi qoftë në planin politik, qoftë ekonomik. Ka një rritje të konsiderueshme të prezencës së kompanive private gjermane, trend i cili duhet të përforcohet edhe më shumë. Javën e shkuar mori udhë ndërtimi i një prej hoteleve me pesë yje në Shqipëri, investim i Grupit bavarez Lindner me brandin prestigjoz MK Hotel. Danke Schön”, ka përfunduar ai.

/a.meta

Next Post
Shikimi i gjokseve është një nga mënyrat që meshkujt të jetojnë më gjatë

Shikimi i gjokseve është një nga mënyrat që meshkujt të jetojnë më gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In