• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla garanton qytetarët: Pensionin mesatar do ta çojmë në 400 euro brenda mandatit të ri 

by B K
28/04/2025 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë pensionin mesatar 400 euro.

Garanci për mbajtjen e këtij premtimi, sipas Ballës, është puna që ka bërë Partia Socialiste deri më sot në këtë drejtim, duke e dyfishuar pensionin mesatar që gjeti më 2013-n.

“Po, është e vërtetë që ne duhet të bëjmë më shumë dhe ne do ta bëjmë pensionin mesatar. E gjetëm 86 euro kur ia morëm pushtetin Saliut dhe do ta bëjmë 400 euro brenda mandatit tonë të ri”, tha Balla.

Në fjalën e tij, Balla solli edhe një përvojë personale duke përmendur nënën e tij, një ish-infermiere me 45 vite punë, e cila, si shumë të tjerë, humbi vlerën e kontributeve të paguara gjatë komunizmit pas vitit 1992.

“Ne kemi bërë 170 euro, e kemi dyfishuar. Po prapë është i vogël apo s’është kështu? Po kur e bëj këtë debat me mamin tim-mami im ka punuar 45 vjet infermiere, edhe i ra mamit të shkretë që 23 vjet të punonte në komunizëm, 22 vjet në demokraci- tani ato kontributet shoqërore që dha në komunizëm në ’92-in, i shpëlau Saliu. Zero”, nënvizoi ai.

Sipas Ballës, përgjegjës për këtë ishte qeverisja e Partisë Demokratike, sepse privatizimet nuk u orientuan në funksion të sigurimeve shoqërore.

“Ç’kishe dhënë kontribut gjithë jetën tënde- në vend që ato fabrikat, ato uzinat, ato pronat, t’i jepeshin sigurimeve shoqërore si kapital, se kishin punuar prindërit tanë, ato mbani mend-u dhanë ca letra me vlerë, ca pa vlerë. Dhe kur erdhi Edi Rama në 2013 çfarë gjeti? Gjeti një skemë pensionesh e cila kishte falimentuar. Largqoftë sikur të vazhdonte edhe një vit Saliu, ne s’do kishim mundësi të jepnim pensionet”, theksoi Balla.

Balla shtoi se, ndonëse ka një perceptim të përhapur për largimin e shqiptarëve nga vendi, numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore është rritur ndjeshëm nga viti 2013, nga 1 milion e 23 mijë në mbi 1 milion e 327 mijë persona.

“Tani që paskan ikur shqiptarët, ke të punësuar që paguajnë sigurime 1 milion e 327 mijë, pra ke 300 mijë veta më shumë që kontribuojnë për këto të shkreta pensione. Por që ta dini edhe që është dhe angazhimi ynë,” deklaroi Balla.

Kjo rritje tregon një bazë më të fortë për mbështetjen e skemës së pensioneve, duke fuqizuar përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sistemin e pensioneve, në atë që kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “plagë” që po mbyllet.

Next Post
Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, pranga 28-vjeçarit në Portin e Durrësit

Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, pranga 28-vjeçarit në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In